Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rama mesazh administratës: Çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjës dhe kosto, prioritet përgjigjja ndaj qytetarëve


Kryeministri cilëson se të gjitha çështjet që kanë pengesa ligjore duhet të ndahen dhe njerëzit duhet të marrin përgjigje. Ky duhet të jetë prioritet për zëvendësministrat, vijon Rama, të cilët duhet të bëjnë një bilanc për përgjigjet dhe të pyesin për arsyen e mosdhënies së përgjigjeve.

Çdo dalje nga afati duhet të ketë përgjegjës dhe kosto, thotë kryeministri Rama në një mesazh për administratën. Kryeministri cilëson se të gjitha çështjet që kanë pengesa ligjore duhet të ndahen dhe njerëzit duhet të marrin përgjigje. Ky duhet të jetë prioritet për zëvendësministrat, vijon Rama, të cilët duhet të bëjnë një bilanc për përgjigjet dhe të pyesin për arsyen e mosdhënies së përgjigjeve. LEXO edhe...Shkarkimi i Lamallarit, Peçi: S’ishte mjaftueshëm politik! ‘Prania Besnike’, qasje e prapambetur! Duhet administratë e përgjegjshme (VIDEO) “Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës në të cilin ne do përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston. Të gjitha ato çështje që kanë ndalesë ligjore, duhen ndarë në kategori të ndryshme dhe në atë moment pastaj, është çështja e vendimmarrësve që të thonë "kjo ndalesë zgjidhet, kjo ndalesë duhet të qëndrojë” dhe njerëzve u duhet thënë kjo, nuk bëhet, “edhe po, dhe jo, as mish as peshk, as këtej, as andej” quhet torturë, nuk quhet përgjigje. Zëvendësministrat që janë të përcaktuar duhet ta kenë këtë prioritetin numër një të punës së tyre të përditshme, duhet ta nisin ditën me sa përgjigje u dhanë dje, sa përgjigje duhen dhënë sot dhe sa përgjigje nuk u dhanë në kohë dhe duhet të merren pastaj me ato përgjigje nuk u dhanë në kohë. Pse nuk u dhanë?", shprehet Rama. P.J/E.H/ReportTv.al pasqyre albania edi rama Komento Komente Emigranti: 12/09/2026 14:23 Filloi pune BESA dhe PASQYRA? sa veta u priten sot? Përgjigju Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.2% Vota total: 5693 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?