Kryeministri Edi Rama vizitoi Malin Athos në Greqi, por këtë herë në krah kishte edhe djalin e tij të madh, Gregorin. Në një vend ku prej më shumë se një mijë vjetësh jeta rrjedh mes manastireve, lutjes dhe heshtjes, Rama dhe i biri qëndruan një natë në Manastirin e Vatopedhit, përpara se të largoheshin mëngjesin e së enjtes. Mali Athos zë një vend të veçantë në botën ortodokse, si një hapësirë e jetës monastike dhe pelegrinazhit që ka ruajtur traditën e saj shekullore. Pikërisht në Vatopedh, një prej manastireve më të vjetra dhe më të rëndësishme të tij, babë e bir u pritën nga atë Efremi dhe vëllazëria e manastirit. Kryeministri vizitoi ambientet e tij dhe u shpreh i impresionuar nga arkitektura dhe afresket. Rama kishte mbërritur në portin e Dafnit, ku u takua fillimisht me Guvernatorin Civil të Malit Athos, Alkiviadh Stefanin. Në vizitë i shoqëronte edhe kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo. LEXO EDHE:‘Jep dorëheqjen’, Rama i kujton Tabakut masakrën e 21 janarit: Sot protestohet në të njëjtin bulevard ku janë vrarë e plagosur qytetarë (VIDEO) Share U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Athos greqi Manastiri i Vatopedhit edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (6 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.8% Vota total: 2869 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

