Lajme Zone
Rama, me paketë ligjore/ Berisha: Gjobat e dokrrat mbaji për vete
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Rama, me paketë ligjore/ Berisha: Gjobat e dokrrat mbaji për vete

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në platformën X, ...

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët ka reaguar në lidhje me paketën ligjore të kryeministrit Edi Rama për dhunuesit.

Berisha iu drejtuar Ramës duke thënë që kërcënimet t’i mbajë për vete sepse nuk do të mundet të ndalojë askënd të dalë jashtë shtetit.

Ligjet e paketës dhe gjobat Berisha i quajti dokrra. “Sot doli, jo si Edi Rama, por si Edvin Kristaq Xhelati.

Ka dy ditë që është rikthyer totalisht në genin e babait të tij xhelat. Kjo gjeneratë nuk e di, po babai i tij xhelat ishte një burrë i gjatë në pamje xhentëlmen, por në shpirt kriminel dhe shpirtkazmë, që firmoste varjen në litar, ndonëse ishte skulptor, firmoste varjen në litar të poetëve për vargjet e tyre.

U kthye tek Koleka, ish-anëtari i Byrosë Politike terroristi i vërtetë, që edhe në '90-ën kërkonte t'u fuste tanket studentëve kundër pluralizmit.

Këto kërcënime i them mbaji për vete, se s'do mundesh kurrë të ndalosh asnjë njeri të dalë jashtë shteti, kanë ikur ato kohëra. Riktheu ligjin agjitacion-propagandë.

Miq, diktatori i fundit komunist në Shqipëri, Ramiz Alia, para se të përmbysej shtatorja, bëri ligjin për mbrojtjen e personaliteteve. Dhe e kish hallin te mbrojtja e Enver Hoxhës. Ajo ishte vetëm një thirrje, një apel, një thirrje, një apel. Dhe ne e kryem misionin tonë, e përmbysëm.

Do përmbysim Edi Ramën. Edi Rama përmend gjoba, përmend dokrra, përmend shkopa, çfarë nuk përmend. Je i marrë fund, je i pashpresë. Jep dorëheqjen sa më parë të mos pësosh fatin e Çausheskut. Se detyrimet, borxhet, krimet tua ndaj shqiptarëve janë monstruoze. Kjo revoltë do të fitojë”, tha Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.