Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama mbron Ballukun e arreston protestuesit”/ Mërtiri: SPAK shpresa e vetme për vendin, aleatja më e madhe e protestave


Analisti Ergys Mërtiri, në një intervistë në News24 komentoi çështjet aktuale politike.

Analisti Ergys Mërtiri, në një intervistë në News24 komentoi çështjet aktuale politike. Në lidhje me reformën territoriale, tha se Rama nuk po dëgjon askënd e se vendos nga mendja e tij. “Rama vazhdon që të mos dëgjojë askënd dhe bën çdo gjë që dëshiron vetë. Territorialja është e njëanshme. Rama e di shumë mirë se Europa ka interes që ta integrojë Shqipërinë në BE, sepse ka ndryshuar situata gjeo-politike. Kur bën një reformë territoriale, duhet të marrësh në konsideratë fjalën e atyre që janë në pushtetin vendor dhe jo të dëgjohet vetëm qeveria. Rama ka interes të fusë në dorë dhe bashkitë. Rama kërkon të centralizojë në pak duar gjithçka. Kjo që bën Rama është në kundërshtim me ndarjen e pushteteve dhe interesat qytetarëve. Edi Rama thotë se unë e di si do qeveriset, nuk e pyet fare qytetarin. Kjo do i kushtojë qytetarit, që do dëgjohet më pak. Kjo, sepse zëri i qytetarit i thotë të vërteta, që ai vetë nuk do që dëgjojë. Rama ka interesat e veta për të ngopur me para grupe të caktuara kriminale apo jo, që të mund të rrijë në pushtet sa më gjatë. Kryeministri nuk ka as një opozitë, që të mund të ruajë balancat. Sot jemi praktikisht pa opozitë e Rama tallet me shqiptarët. Vendi është paralizuar, sepse opozita ka zënë rrugën dhe nuk lejon lindjen e një opozite alternative. Ndërkombëtarët vetëm sa kanë bërë disa kritika për kryeministrin, sepse nuk kanë tjetër partner përpos tij”, tha Mërtiri. Më tej, shtoi se qeveria duhet ta qepë gojën përballë SPAK. “Drejtësia duket e ndikuar ndonjëherë. Gjykata Kushtetuese duket që nuk merret vesh se çfarë bën. Qeveria dhe opozita kanë deklarata agresive ndaj SPAK, institucion i ngritur për të burgosur qeverinë, për të çuar njerëz me pushtet përpara drejtësisë. Qeveria duhet të qepë gojën përballë SPAK. Rama disa elementë të SPAK dhe i kontrollon, por nuk e ka futur dot në qese. Nuk ka një stepje të SPAK-ut, sepse shumë çështje nuk janë mbyllur ende. Unë e di se denoncimi i Arben Ahmetajt është marrë parasysh dhe është regjistruar padi penale. Unë shoh që ka njëfarë vullneti. Unë shikoj që Europa e ka seriozisht SPAK-un”, u shpreh Mërtiri.

Ergys Mërtiri nënvizoi se Rama është ai lloj politikani, që mbron korrupsionin e Belinda Ballukut dhe arreston protestuesit që gjuajnë me vezë.

“Sigurisht që zëri i Europës është i rëndësishëm për Shqipërinë. Rama po përpiqet të frenojë SPAK-un me Komisionin Xhafaj. Rama mbron Ballukun dhe arreston protestuesit që gjuajnë me vezë. Rama duhet të qepë gojën dhe të mbajë presionin. Problemi tjetër është se edhe Berisha e sulmon SPAK-un. Unë mendoj se protestat kanë nisur nga puna e SPAK dhe këtë institucion kaq me rëndësi Berisha e sulmon, sikur është djalli. Berisha po bën maskarallëk. Rama dhe Berisha janë ortakë. Ardhja e zotit ambasador të SHBA-ve Ëendt do përmirësojë klimën, SHBA është pro SPAK-ut”, u shpreh Mërtiri.

Në fund, theksoi se SPAK është aleati më i madh i protestave.

“Protestat kanë ngjallur një klimë, që ndihmon SPAK-un për të shtyrë përpara hetimet që kanë në dorë. Njerëzit e Berishës janë futur në protestë dhe flasin kundër SPAK, por protesta dhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion janë aleatë të fortë me njëri-tjetrin”, përmbylli Mërtiri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kritika mertiri protestat qeveria rama SPAK