Lajme Zone
Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat, në fokus “Prania Besnike”
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat, në fokus “Prania Besnike”

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të enjte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të enjte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.

Në qendër të diskutimeve pritet të jetë koncepti i “Pranisë Besnike”, një model i ri organizimi i socialistëve në terren, përmes të cilit deputetët, drejtuesit politikë dhe strukturat vendore synojnë të jenë më të pranishëm pranë qytetarëve.

Qëllimi është evidentimi i problematikave në zona të ndryshme të vendit dhe ndjekja e tyre nga afër, duke i dhënë një rol më aktiv strukturave të Partisë Socialiste në terren. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Por mbledhja e sotme mund të sjellë edhe zhvillime në qeveri. Kryeministri Rama pritet të njoftojë ndryshime të mundshme në kabinet, ndonëse ende nuk ka detaje zyrtare mbi ministrat që mund të preken nga lëvizjet.

Nuk do të ishte hera e parë që Rama zgjedh një mbledhje të përbashkët të deputetëve dhe ministrave për të komunikuar ndryshime në qeveri. Edhe në janar të këtij viti, disa lëvizje në kabinet u njoftuan pikërisht në një takim të këtij formati.

Tashmë vëmendja është përqendruar te Pallati i Brigadave, ku pritet të zbardhen vendimet e kryeministrit si për organizimin e socialistëve në terren, ashtu edhe për përbërjen e kabinetit qeveritar.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Rama