Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me ministrat e qeverisë në fund të këtij muaji.
Sipas raportimeve në media, takimi do të zhvillohet në datat 24-25 gusht në qytetin e Pogradec.
Takimi është konceptuar si një mbledhje informale pak para shtatorit që përkon me fillimin e sesionit të ri parlamentar.
Gjatë mbledhjes, ministrat do të raportojnë mbi punët dhe veprimtarinë e tyre përgjatë sezonit të verës, si edhe prioritetet në vijim.
Takimet informale me ministrat janë traditë e kryeministrit Rama, që zhvillohen çdo vit në fund të pushimeve verore./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

