Lajme Zone
Rama mbledh kupolën e PS, prezanton paketën e re të taksave për shqiptarët; në fokus edhe data e zgjedhjeve
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama mbledh kupolën e PS, prezanton paketën e re të taksave për shqiptarët; në fokus edhe data e zgjedhjeve

Mbledhja zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pas protestave të dhunshme të zhvilluara pak ditë më parë në Tiranë, ndërsa në vëmendje janë edhe përgatitjet për shqyrtimin parlamentar të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027.

Paketa përfshin ndërhyrje në ligjin për akcizat, atë për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), taksat kombëtare, tatimin mbi të ardhurat dhe procedurat tatimore. Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim, që do të nisë në orën 09:30, ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste.

Mbledhja zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pas protestave të dhunshme të zhvilluara pak ditë më parë në Tiranë, ndërsa në vëmendje janë edhe përgatitjet për shqyrtimin parlamentar të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027.

Paralelisht, në orën 10:00, Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat do të nisë prezantimin e projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2027”, së bashku me një sërë ndryshimesh të propozuara në legjislacionin fiskal.

Paketa përfshin ndërhyrje në ligjin për akcizat, atë për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), taksat kombëtare, tatimin mbi të ardhurat dhe procedurat tatimore.

Konkretisht, në komision do të prezantohen projektligjet për:

-Ndryshimet në ligjin “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”.-Ndryshimet në ligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.-Ndryshimet në ligjin “Për Taksat Kombëtare”.-Ndryshimet në ligjin “Për Tatimin mbi të ardhurat”.-Ndryshimet në ligjin “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Gjithashtu në orën 09:00, përfaqësues të Partisë Socialiste do të zhvillojnë një takim me Presidentin Bajram Begaj, ku në fokus do të jetë caktimi i datës së zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm.

Për të njëjtën çështje, me kreun e shtetit do të takohen edhe përfaqësues të Partisë Social-Demokrate, të drejtuar nga Tom Doshi. Takimi i tyre është parashikuar në orën 11:00.

Ndërkohë paketa e re fiskale dhe projekt-buxheti për vitin 2027 kanë shkaktuar një valë të gjerë kundërshtimesh nga shoqatat e biznesit, ekspertët e ekonomisë dhe opozita.

Projektligji parashikon rritjen e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17%, veprim që shoqatat e biznesit dhe opozita e cilësojnë si një goditje të rëndë për sipërmarrjet, rrezik për vendet e punës dhe nxitje të rritjes së çmimeve. Shoqatat e biznesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe përfaqësues të sektorëve të ndryshëm kanë ngritur alarmin se masat rëndojnë kostot e të bërit biznes në Shqipëri.

Sektori i turizmit ka kundërshtuar ndryshimet, përfshirë rritjen e TVSH-së për hotelet me 5 yje dhe agroturizmat (nga 6% në 10%), ndërsa transporti publik ka kërkuar heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës.

Kryeministri Edi Rama ndërkohë ka hedhur poshtë kritikat, duke i cilësuar ato si të bazuara në dokumente të pjesshme pune, dhe ka mbrojtur paketën si pjesë të një buxheti rekord që kalon për herë të parë pragun e 10 miliardë eurove, të cilin e konsideron si paketën më ambicioze për rishpërndarjen e rritjes ekonomike.rama mbledh kupolën e ps Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike A do të kemi një front opozitar? Bardhi, Lapaj dhe Shehaj sinjale dakordësie 29 Tetor 2026, 21:4821:48Politike “Buxhet pa prioritete dhe pa stimuj për ekonominë”, Tabaku: Qeveria po rëndon bizneset dhe qytetarët 29 Tetor 2026, 20:4620:46Politike Transferimi në Fier, Veliaj drejton gishtin te Rama: Nxirrni autorizimin e Kryeministrit! 29 Tetor 2026, 19:5319:53Politike Shqipëria në fokusin e Al Jazeera: Flakadanë në Kuvend, përplasje politike dhe protesta kundër Ramës 29 Tetor 2026, 19:3619:36Politike Rama vijon shoun, Xhafaj dhe Çuçi i kërkojnë Gogut dosjen e transferimit të Veliajt 29 Tetor 2026, 19:2519:25Politike “Të gjithë para Kryeministrisë”, PD publikon spotin e protestës kombëtare të së shtunës (Video) 29 Tetor 2026, 18:2918:29Politike