Erion Veliaj ka dërguar një tjetër mesazh nga qelia në burgun e Fierit, ndërsa socialistët e Tiranës sot do të takohen me kryetarin e tyre dhe njëkohësisht kryeministrin, Edi Rama. Mbledhja e PS Tiranë do të mbahet në orën 11:00 te Akademia e Arteve. Pritet që zhvillimi i saj të jetë me dyer të mbyllura, por ende s’ka një njoftim zyrtar. Në fokus do të jenë zgjedhjet vendore, ndërsa takimi pason mbledhjen e djeshme me ministrat dhe drejtuesit politikë. Kryetari i bashkisë, të cilit Rama i hoqi drejtimin politik të partisë në kryeqytet, shpreh pikëllim për “një parti ku drejtuesi u hakërrehet socialistëve” dhe vlen më shumë “besnikëria e verbër” sesa parimet. LEXO edhe...Mbahet Asambleja e PS Tiranë, Rama: Nisim organizimin e ri për kryeqytetin Ai sjell ndërmend historinë e PS Tiranë dhe organizimin e saj nën drejtimin e tij. Veliaj shprehet se kanë luftuar për fitoret dhe s’ua kanë dhënë “as krimi, as bandat”, ndërsa ngre pyetjen nëse bëhet fjalë për të njëjtën parti. I pari i Tiranës u kërkon socialistëve të reflektojnë dhe të shohin kë kanë përkrah tyre duke u bërë thirrje të mos pranojnë pushtetin e pamerituar. Mesazhin, Veliaj e nënshkruan me “socialisti juaj me duar të lidhura”. “Mesazh për Asamblenë e Tiranës Të dashur miq dhe socialistë të Tiranës! Prej vitit 2015 ndërtuam bashkë një organizatë që besonte te puna, progresi dhe qyteti. Fitoret tona nuk na i dhanë as bandat, as krimi dhe as të fortët. Ato i ndërtuam me djersën e socialistëve dhe qytetarinë e Tiranës. Po a jemi ende ajo parti? Hidhni një sy nga shoku në krah. A është ende socialisti me të cilin ndamë betejat dhe fitoret, apo vendin e tij e kanë zënë ministruca e drejtoruca, që pushtojnë territore me privilegje, në vend që të pushtojnë zemrat e qytetarëve? Më pikëllon të shoh një parti ku drejtuesi u hakërrehet socialistëve që e ngritën në krye, ku mijëra vota e vite sakrificash fshihen me një klithmë të tij dhe ku besnikëria e verbër ndaj tij vlen më shumë se besnikëria ndaj parimeve. Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegjesh! Unë sot vërtet i kam duart e lidhura, por jo kujtesën, bindjet dhe përgjegjësinë për atë që ndërtuam bashkë. Tirana është qyteti i rinisë, kulturës dhe optimizmit. Tirana është zemra jonë e madhe. Ruajeni qytetarinë dhe djersën socialiste. Mos lejoni që historia jonë të zëvendësohet nga pushteti i pamerituar. Me mall, respekt, përulje dhe mirënjohje, Miku dhe shoku juaj, Socialisti me duar të lidhura Erion Veliaj”, shkruan ai. Lajm në përditësim... Ora 10:58 Asambleja e PS Tiranë, të pranishëm edhe ministrat e deputetët! Mbërrin edhe Balluku (VIDEO) Socialistët kanë nisur të mbërrijnë në Akademinë e Arteve ku do të mbahet Asambleja e PS Tiranë. Në mbledhje do të jenë edhe ministrat e deputetët.Toni Gogu, Niko Peleshi, Ervin Demo, Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu e Belinda Balluku tashmë kanë mbërritur. Share Ora 07:23 Pas takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh sot Asamblenë e PS Tiranë! Fokusi te zgjedhjet vendore Kryeministri Edi Rama mbledh sot Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, me fokus përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ku beteja kryesore pritet të zhvillohet për Bashkinë e kryeqytetit.Mbledhja do të mbahet në orën 11:00, te Akademia e Arteve. Pritet që zhvillimi i saj të jetë me dyer të mbyllura, por ende s’ka një njoftim zyrtar.Të premten, Rama mblodhi ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në godinën e Kryeministrisë.Në fokus të takimit kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, ku janë diskutuar edhe hapur për organizimin elektoral të socialistëve. Prioritetet e PS-së mbeten intensifikimi i punës organizative për zgjedhjet lokale dhe forcimi i komunikimit me qytetarët.Në fokus të diskutimit ka qenë edhe Prania Besnike. Gjatë takimit, Rama ka kërkuar mobilizimin e strukturave socialiste, duke theksuar rëndësinë e vijimit të takimeve me qytetarët. Kreu i qeverisë u ka kërkuar përfaqësuesve të PS-së që të mos e humbin vëmendjen nga komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe adresimi i shqetësimeve të tyre.Të shtunën e kaluar, më 14 nëntor, kreu i PS mblodhi Asamblenë e Përgjithshme në Gjirin e Lalzit, ku socialistët diskutuan organizimin e strukturave të partisë dhe përgatitjet për fushatën zgjedhore, me vëmendje të veçantë te Tirana.Gjatë asaj mbledhjeje, Rama shkarkoi Erion Veliajn nga PS-ja e Tiranës dhe kërkoi mobilizimin e strukturave socialiste për zgjedhjet vendore. Ndërkohë, Ervin Demo dhe Albana Koçiu u caktuan në drejtimin organizativ të socialistëve të Tiranës.Lajm në përditësim... Share P.J/ReportTv.al asambleja e PS Tirane PS erion veliaj edi rama Komento Komente Mjaftimja: 21/11/2026 10:22 O t'i socialisti me duar të lidhura:Së pari duart nuk t'i lidhi partia por gruaja jote .... fiks,fiks i lidhe vetë.
Së dyti partia të bëri kriëetar nuk të bëri as mjafti , as trimat e mjaftit e as fiqtë .
Së treti boll u qyrravite në je burrë lufto e dil i pafajshëm e mos hidh degë më degë Lali....e mos akuzo as parti e as kënd në parti.
Së katërti ajo e para mos harro se krietar të bëri partia.....sa do gabime të bëjë partia...përsëri ngelet pozitive përballë çdo individi që godet me gurë atë që e mbolli dhe e polli...shërim të shpejtë Lali e mos luaj futboll se thyen këmbën! Përgjigju Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60% Jo 30.5% Nuk e di 9.5% Vota total: 2485 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

