Takimi i kryeministrit Rama me drejtuesit e 12 qarqeve dhe kryetarët e komisioneve ka nisur me diskutime. Si fillim është folur mbi dokumentin ‘Besa’, nga ku të pranishmit në mbledhjen që po mbahet në Pogradec kanë dhënë sugjerimet e tyre.
Më pas, burime për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, që po e ndjek nga afër këtë takim, citojnë që Rama të ketë folur për rolin që duhet të marrë gjithsecili ministër, drejtues, deputet dhe drejtor në rang rajonal. Video/ Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, Rama në vilën qeveritare në Pogradec. Zbardhen diskutimet
Politikë Pra, ka kërkuar mendime nga të pranishmit se si të përmirësohet kjo marrëdhënie ministër-drejtuesi politik-deputet dhe drejtor.
Takimi ka nisur që prej orës 11:30 të ditën së sotme, ndërsa i radhës do të mbahet ditën e hënë. Top Channel

