Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama mban pushtetin me mafiozë”, protestuesi: Është turp i madh kombëtar, brenda 2026 ikën nga pushteti


Një nga protestuesit në protestën e sotme në 11 shtator tha se Edi Rama e mban pushtetin me mafiozë, hajdutë dhe kriminelë.

Një nga protestuesit në protestën e sotme në 11 shtator tha se Edi Rama e mban pushtetin me mafiozë, hajdutë dhe kriminelë. Ai u shpreh se Rama është një turp i madh kombëtar. Sipas tij, Rama do vdesë politikisht dhe nuk e mbyll në pushtet vitin 2026. Protestuesi: Ky po shkatërron shumë jetë njerëzish me skandalet e tij. Edi Rama është turp i madh kombëtar. Nuk ikën nga kolltuku pasuror. Protesta ka frikësuar deri në palcë Edi Ramën. Protesta ka vrarë frikën dhe ka ngjallur shpresën e madhe për të ardhmen. Edi Rama e mban pushtetin me mafiozë, hajdutë dhe kriminelë. Rama është në vdekje politike. Ka ardhur koha që t’ja bëjmë arkivolin politik Ramës. Protesta e ka zhveshur lakuriq mbretin e vetëshpallur të shqiptarëve, Rama. Diktatorët ikin nga pushteti vetëm me dhunë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 104 protesta