Lajme Zone
Rama, mashtruesi kronik i shqiptarëve; gënjeu për resortin e Trumpëve në Sazan, ndërsa buxheti i shtetit paguan 142 milionë euro
PolitikëPamfleti

Rama, mashtruesi kronik i shqiptarëve; gënjeu për resortin e Trumpëve në Sazan, ndërsa buxheti i shtetit paguan 142 milionë euro

Kryeministri Edi Rama, me përgjigjen e tij, bëri atë që ka bërë gjatë 13 viteve në pushtet me çdo aferë: gënjeu publikisht, duke thënë se qeveria nuk do të paguajë asnjë qindarkë për furnizimin me ujë, energji, linjë mbetjesh dhe për asnjë infrastrukturë tjetër.

Edi Rama / Kryeministri tha se 'qeveria nuk do paguajë asnjë qindarkë', por dokumentet zbulojnë se me Vendimin e fshehtë Nr. 23, detyrimet e kompanisë 'Atlantic Incubation Partners' kaluan te buxheti i shtetit: 11 milionë për pastrimin e mbetjeve luftarake, 6 milionë për ekspertiza dhe 15 milionë për impiantin e mbetjeve; ndërsa 45 hektarë tokë u dhanë falas për 30 vjet… Në intervistën e ditës së premte të "Dritare TV", gazetarja Rudina Xhunga e pyeti kryeministrin Edi Rama nëse qeveria shqiptare ka marrë përsipër detyrime financimi në funksion të resortit të familjes "Trump" në ishullin e Sazanit.

Kryeministri Edi Rama, me përgjigjen e tij, bëri atë që ka bërë gjatë 13 viteve në pushtet me çdo aferë: gënjeu publikisht, duke thënë se qeveria nuk do të paguajë asnjë qindarkë për furnizimin me ujë, energji, linjë mbetjesh dhe për asnjë infrastrukturë tjetër.

Por e vërteta është kjo: Kryeministri Edi Rama, përveç dhënies së 45 hektarë tokë falas në ishull për 30 vjet, ka bërë planin e fshehtë që nga taksat e qytetarëve shqiptarë të financojë ndërtimin e të gjithë infrastrukturës në funksion të resortit luksoz të vajzës e dhëndrit të Donald Trump.

Sipas burimeve konfidenciale nga Ministria e Financave, "Pamfleti" ka mësuar se qeveria ka ndryshuar dhe nuk po bën publike përmbajtjen e Vendimit Nr. 23, datë 30 dhjetor 2024 të Komitetit të Investimeve Strategjike, duke zhvendosur tek buxheti i Shtetit Shqiptar detyrimet që duhet t'i mbulojë kompania private "Atlantic Incubation Partners". Fillimisht, në vendim parashikohej që kompania e resortit do të financonte linjat 15 km të gjata për furnizim me energji dhe ujë nga Vlora në ishullin e Sazanit; rrjetin e ujërave të ndotura, impiantin e përpunimit të mbetjeve dhe evadimin e tyre, pastrimin e mbetjeve luftarake në ishull, 1 port jahtesh, aerodrom pranë resortit dhe rrugët e brendshme. Por këto investime infrastrukturore në funksion të resortit të "Trumpeve", me vlerë totale 142 milionë euro, të cilat në vendimin e qeverisë i kishte detyrim firma "Atlantic Incubation Partners", me urdhër të Edi Ramës do t'i financojë qeveria nën maskën e partneritetit aksionar në resort.

Gjatë intervistës, Edi Rama e pranoi që këto investime infrastrukturore në funksion të resortit të "Trumpëve" i ka marrë përsipër qeveria, por tha se "nuk do t'i financojë qeveria".

Do t'i financojë, sepse së pari Edi Rama e ka bërë si qokë për blerje lidhjesh me familjen "Trump", në interes të pushtetit personal dhe paprekshmërisë së pritshme.

Së dyti, janë detyrime kontraktuale ligjore, të ndryshuara me vendimin e dytë të fshehtë, për të cilat janë dakordësuar dhe firmosur në akt-marrëveshjen mes qeverisë dhe kompanisë "Atlantic Incubation Partners".

Në pikën 6 të vendimit thuhet se zona ku do të ndërtohet resorti ka mbetje luftarake dhe eksplozivë të mbetur nga periudha kur Sazani shërbente si bazë ushtarake, të cilat kanë filluar të pastrohen me një projekt që kushton 11 milionë euro, të financuara nga Shteti Shqiptar.

Në pikën 13 të vendimit thuhet se shteti shqiptar merr përsipër dhe financimin e ekspertizave teknike, ligjore, financiare dhe mjedisore, që do të kryhen nga ekspertë vendas dhe të huaj në shërbim të projektit të resortit në Sazan, me vlerë 6 milionë euro të tjera nga Shteti Shqiptar.

Pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, Ministria e Financave ka kaluar pothuajse pa zhurmë 15 milionë euro të nxjerra nga fondi rezervë i qeverisë, me objekt financimi ndërtimin e impiantit për evadimin dhe përpunimin e mbetjeve të ujërave të zeza e mbetjeve fizike të resortit në Sazan. Më 26 qershor 2025, qeveria krijoi shoqërinë shtetërore "Albanian State Development&Real Estate", që thuhet se do të jetë ortake me kompaninë "Atlantic Incubation Partners" në aktivitetin e resortit në Sazan.

Në akt-marrëveshje thuhet se qeveria do të jetë ortake në resort, megjithëse nuk ka përcaktuar sa për qind aksione do të ketë.

Por dokumentet që do të publikojmë në vijim zbulojnë marifetin e Edi Ramës për të hequr dorë nga ortakëria e qeverisë; dhe sipas pazarit, për t'ia lënë 100% të resortit familjes "Trump"./Pamfleti

© Copyright Pamfleti

Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.

Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi.rama mashtruesi kronik resorti i trumpëve sazani buxheti i shtetit sazani2 szani sazani1 7 Komente v vlora vloara kete radhe nuk ja beri forra. 13 Shtator 2026, 12:18 Kete fytyre jepuani vlonjateve ta shumfishoje dhe ta mbajne si idhull, duke e vendosur neper shtepite e tyre. Protesta dhe kerkesat per anullimin e kontratave per zvernecin dhe Sazanin, jane separi ne i teres te vlonjateve. Por ata i shohin problemet ngushte me syrin e interesave te momentit.

Kur te ulet kembekryq Roni dhe Kushneri ne keto zona atehere ta shohin vlonjatet se sa kane gabuar ne kete qetesi te pasrsyeshme. Përgjigjjuni H Hermes 13 Shtator 2026, 15:00 Nuk eshte mashtrues edhte hajdut ordiner ne sherbimi te se keqes . Është semundje kronike e vendit sebashku me plehrat Rilindas rreth tij . Duhet shporrur sa me pare Përgjigjjuni S Shpati 13 Shtator 2026, 15:22 Qe te kuptoni kush eshte ky njeri ne thelb, merrini per baze te kunderten e asaj qe thote. Genjeu per ujin e pijshem 24 ore, genjeu per shendetesine falas, genjeu per satelitet, genjen per rritjen ekonomike fiktive genjen per 300.000 vende pune, per pensionet qesharake per gjithcka. Genjen dhe per pranimin ne europe. Eshte demagog qe vetem prenton asgje ska bere. Ka 13 vjet qe qeveris dhe ca ben?!!! Vetem pazare trafik korrupsion eshte nje llum qe na ka rene per hise. Ndaj ky popull duhet ti tregoj vendin. Duhet te paguaj per gjithe kete papergjegjshmeri gjithe kete fasade dhe ekonomi fiktive qe ka bere. Eshte nje kalbesire politike qe me ndertimet idiote , me lejet pa fund e ka kthyer kete vend ne nje katraure te pabanueshme. Përgjigjjuni P Penicilina 13 Shtator 2026, 17:45 Te gjith komentuesit e mesiperm jane patronazhista serb,ruse,iranian dhe lvv Përgjigjjuni T Tironsi 13 Shtator 2026, 19:08 Fatkeqesit shumica e vlonjateve kane qene gjithmone ne krahun e pushtetit. Rama i ka mbushur ditet duhet te largohet me cdo cmim, demin qe i ka shkaktuar shqiperise do te dali nese forcat e tjera qe do vine ne pushtet do kene deshiren ti njerrin te gjitha marreveshjet ne kurriz te shqiptareve dhe korrupsionin galopant ne interes te nje pakice.Shkaterroj ligjin per pronat, shkaterroj sistemin e drejtesise , shkaterroj administraten publike betonizoj bregdetin. Ka bere nje teater te piste me PD. Eshte pjese e nomeklatures qe e shkaterroj kete vend per 45 36 vite. Përgjigjjuni L Luani 13 Shtator 2026, 19:16 Per penicilinen: ky eshte pseudonimi i ish sigurimit te shtetit. Nuk presim nga qelbesirat e ish sigurimit qe se njohin fjalen demokraci dhe kuptimin e shtetit demokratik Ato do vdesin me kultin e individit ne mendjen e tyre qofte Enver hoxha, Sali Berisha apo kjo vemja e fundit me emrin Edi Rama. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Rama-Berisha në 'Prezenca Besnike': Kryeministri Rama i dhuron 9 hektarë tokë e 81 mijë m² plazh 'prestanomes' të Shkëlzen Berishës, Shkëlqim Beshiri 12 Shtator 2026, 11:1111:11Anti-Mafia Dokumenti/ 5 ditë para dorëheqjes, Edi Rama e "zhveshi" ministren Evis Sala nga kompetencat e emërim-shkarkimit të drejtuesve 12 Shtator 2026, 10:5010:50Anti-Mafia Ron Yeffet i Edi Ramës si Damir Faslliç i Berishës: Delvina dhe TEC-i i Vlorës, pazari i ri i Edi Ramës me izraelitin 11 Shtator 2026, 17:1317:13Anti-Mafia Dy 'koordinatorët' e Ramës: Ron Yeffet hap fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit 11 Shtator 2026, 12:1112:11Anti-Mafia Ahmetaj tha “ndiqni paratë”/ Si i shpëtoi dosjes së inceneratorëve biznesmeni Helidon Begaj? 10 Shtator 2026, 12:2012:20Anti-Mafia I gjithë shteti në duart e miqve të dyshimtë të Edi Ramës: Wasim Said Mohd Al Mraqtan ka monopolin e pasaportave dhe jo vetëm 9 Shtator 2026, 13:0613:06Anti-Mafia