Kryeministri Edi Rama ka ndarë një qëndrim të radhës lidhur me gjendjen e drejtimit të Bashkisë Tiranë, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet prej më shumë se 18 muajsh në burgun e Durrësit.
Në një video-postim në rrjetet e tij sociale, ku njoftonte një intervistë në ditët në vijim, Rama u shpreh se bashkia nuk ka një drejtues.
Rama e cilësoi si një eksperiment social, politik dhe ekonomik atë që po ndodh në bashkinë më të madhe të vendit. “Bashkia nuk ka kokë. Domethënë është një eksperiment social, politik dhe ekonomik, që një kryeqytet të drejtohet pa kokë”,-tha Rama. Deklarata e Ramës vjen në vazhdën e një sërë zhvillimeve të ditëve të fundit, me dorëheqje dhe shkarkim nga detyra të disa prej drejryesve të lartë të Bashkisë së Tiranës, duke thelluar edhe më shumë ndarjen e tij politike me Erion Veliajn./CNA Koha që Edi Rama të ndahet nga zdromsi Veliaj
29 Gusht, 16:06 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

