Lajme Zone
Rama: Kush mori peng kryeqytetin përmes terrorit të ANTIFA-s, do përgjigjet ligjërisht
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama: Kush mori peng kryeqytetin përmes terrorit të ANTIFA-s, do përgjigjet ligjërisht

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka përsëritur ftesën ...

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit.

Në mesazhin e tij, Rama u shpreh se është i gatshëm të ulet të dialogojëme ata që besojnë se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillik, me ballafaqim. “Jam i gatshëm kudo qoftë në çdo vend, në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk. Kundërshtia e dhunshme, me forcë, që bie ndesh me fillin e arsyes nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog për ballafaqim pikëpamjesh sado ndryshe të jenë dhe bashkëjetës demokratike”, tha Rama. Ndër të tjera, Rama theksoi se e kaluara nuk ka shans të kthehet dhe kush e mori peng kryeqytetin duke eksportuar terrorin e ANTIFA-s dhe duke bërë lojën e të tjerëve përmes studentëve duhet të dijë se do të përgjigjet ligjërisht, penalisht. “E kaluara nuk ka shans të kthehet dhe kush e mori peng kryeqytetin duke eksportuar terrorin e ANTIFAS dhe duke bërë lojën e të tjerëve përmes studentëve duhet të dijë se do të përgjigjet ligjërisht, penalisht”, deklaroi Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.