Lajme Zone
Rama kërcënon protestuesit: Kush mori peng Tiranën, do të marrë një mësim të mirë!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama kërcënon protestuesit: Kush mori peng Tiranën, do të marrë një mësim të mirë!

Përpara godinës së Kryeministrisë, ku ka vendosur disa stola prej guri, Rama deklaroi se është i gatshëm të përballet me këdo që mendon ndryshe, në çdo vend dhe në çdo orë, me kusht që diskutimi të zhvillohet pa dhunë.

Edi Rama Rama akuzoi persona me fytyra të mbuluara duke eksportuar terrorin e Antifës, kanë dalë në krye të protestave studentore dhe kanë përdorur emrin e studentëve për qëllime të tjera. Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish me një ftesë për dialog drejtuar studentëve dhe qytetarëve që kundërshtojnë qeverinë, por njëkohësisht ka paralajmëruar pasoja penale për personat që kanë ushtruar dhunë gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë.

Përpara godinës së Kryeministrisë, ku ka vendosur disa stola prej guri, Rama deklaroi se është i gatshëm të përballet me këdo që mendon ndryshe, në çdo vend dhe në çdo orë, me kusht që diskutimi të zhvillohet pa dhunë.

“Përsëri, e përsëri e përsëri ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdoqoftë që kërkon dhe beson në dialog, është këtu. Jam i gatshëm kudoqoftë, në çdo vend dhe në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë”, deklaroi Rama.

Por krahas ftesës për dialog, kryeministri përdori një gjuhë të ashpër ndaj protestuesve që, sipas tij, kanë sulmuar pronën publike dhe private, duke penguar jetën normale të qytetarëve të kryeqytetit.

Rama akuzoi persona me fytyra të mbuluara duke eksportuar terrorin e Antifës, kanë dalë në krye të protestave studentore dhe kanë përdorur emrin e studentëve për qëllime të tjera.

Rama: Përsëri, e përsëri e përsëri ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdoqoftë që kërkon dhe beson në dialog, është këtu. Jam i gatshëm kudoqoftë, në çdo vend dhe në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë me e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta. Kundërshtia e dhunshme, me forcë, që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, për ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta dhe për bashkëjetesë demokratike, në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet.

Dhe kush e mori peng kryeqytetin, duke eksportuar terrorin e Antifës dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve e duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dijë se do të përgjigjet ligjërisht, penalisht, sipas shkallës së shkeljes së bërë, sipas shkeljes së keqkuptimit të madh. Keqkuptim i madh ky që të mendosh se mund t’i imponohesh një populli të tërë, një komuniteti të tërë, familjeve të zakonshme të këtij vendi që duan të shkojnë në punë, me gjuhën e gurit dhe të zjarrit.

Keqkuptim shumë i madh që do të kthehet në një mësim shumë të rëndësishëm për këdo që besoi se përmes këtij keqkuptimi do të ndryshonte rrugën e Shqipërisë. Rruga e Shqipërisë nuk ndryshon. Shqipëria do të vazhdojë drejt dhe do të çojë në majën e ëndërruar flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut dhe Shqipëria do të jetë pjesë e atij Bashkimi Europian, që nuk e pengojnë dot forcat që janë përfshirë në këtë zullum të madh.

edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Grushtat në Kuvend, Sekretariati i Etikës vendos sot për përjashtimin e 20 deputetëve të PD 23 Tetor 2026, 08:4008:40Politike Rama e hoqi nga kabineti, Spiropali merr një detyrë të re parlamentare 23 Tetor 2026, 07:5007:50Politike "Ti po ha përshesh", Shkullaku përplaset keq me Blendi Klosin: Je sekretar i një partie që po shtyp me gjak demonstruesit 22 Tetor 2026, 22:5122:51Politike Dashamir Shehi tregon si zgjidhet kriza: Të ikë Rama dhe të krijohet 'Qeveria për Europën', pjesë e saj edhe studentët 22 Tetor 2026, 22:4222:42Politike Murrizi: Rama ka filluar të fshihet, rri te ‘Shtëpia e Kuqe' si ato bandat e viteve ‘99-2000 22 Tetor 2026, 22:2922:29Politike A po i vjen fundi Edi Ramës? 22 Tetor 2026, 21:4321:43Politike