Kryeministri Edi Rama deklaroi se shteti nuk do të tërhiqet përballë dhunës gjatë protestave, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që kërkojnë dialog të takohen me të në Kryeministri, në fakultet apo në një format tjetër komunikimi. Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë nga zyra e tij në Kryeministri, Rama iu drejtua edhe të rinjve që, sipas tij, marrin pjesë në protesta pa pasur si qëllim përdorimin e dhunës, por që përballen me persona të maskuar dhe mjete të forta në radhët e protestuesve. “Nuk ndodh të dorëzohet shteti përpara kësaj, se nuk e merr veten me vite. Ftoj këdo që do të bëjë dialog, këdo që do të më takojë, këdo që do të flasë me kamera pa kamera me fotografi pa fotografi, në kryeministri, në fakultet, çfarë doni, çfarë mund të bëjmë për ju. Po flas për ata vajza e djem që nuk shkojnë me gur, por në pararojë kanë gurët, maskat, dhe pastaj thonë na lëndoi policia. Aty nuk bëhet balet as nuk luhet futboll. Jo po doli RENEA. RENEA del sa herë që ka rrezik, patjetër doli dhe do dali, do shtrëngohet rrethi ndaj atyre me maskë. Kush do të flasë me mua pa maskë më ka këtu, kush do të më çojmë mesazh me maskë mua dhe shtetin më ka përballë. Kjo që po ndodh, Shqipërinë do ta nxjerrë më të fortë”, tha Rama. Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama Mirëmëngjes edhe ja ku jam. Nuk kam ikur dhe nuk është ose më saktë është e njëjta veshje, por nuk janë të njëjtat bluza ose e njëjta xhaketë. Gjithsesi pak humor me një pikë ujë në oqeanin e çudirave që thuhen dhe që përhapen dhe vendosa të jem këtu sot, t’ju shoh në sy, t’më shikoni në sy dhe të përpiqem të them gjërat e mia, pasi për disa ditë, qyshse kjo flamë ka nisur, jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e të koordinoj me shumë durim një përpjekje aspak të lehtë, për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës,që kërkon gjak. Kërkohet gjak. Dhe unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar, ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk, në këtë perimetër, jo një kazan, jo një makinë, po ku nuk u prek me asgjë. Asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe ku u vranë me plumba nga kjo godinë 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, të cilët nuk shkuan dot as në spital se edhe në spital i priste përsëri druri, dhe u mjekuan nëpër shtëpira. Përtej faktit që ata që qëllojnë me gurë e qëllojnë me zare hekuri e me vida, për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, përsëri unë e kam mirë parasysh që ata janë fëmijë “të verbër’’ të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës. Kështu që, vetëpërmbajtja është A-ja dhe Zh-ja e kësaj historie, ndërkohë që patjetër që dëmet nuk janë më të vogla, por ndreqen edhe ndreqen shpejt përsa i përket dëmeve fizike. Të tjera janë dëmet e mëdha për të cilat do përpiqem të flas. E pra, prandaj unë kam qenë pak i përfshirë dhe “fushën” e kanë pasur të lire, ata që e fillojnë dhe e mbarojnë ditën, duke nxitur dhunë, ekranet e dhunës, ku nuk dëgjon asnjë që ta dënojë dhunën qartësisht. Ky është një nga mijëra gurët e shkulur te trotuarëve të bulevardit “Dëshmorët e Kombit’’ për t’u hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet, deri dhe largqoftë, vdekjeprurëse. Imazhet që tregojnë televizonet kur shfaqin atë të ashtuquajaturin ‘’grupin e zjarrit’’, atë 200-300 qindëshen e maskuar që nuk ka asnjë lidhje me studentët, që nuk ka asnjë lidhje me të nesërmen e Shqipërisë por që është aty e yshtur, e gatuar nga duar të lloj-llojshme, nuk i shohin këto. Unë nuk e kam të vogël kokën, por shikojeni se çfarë mund te bëjë ky gur kur vjen si gjyle në kokën e dikujt. Nuk është etike që unë të tregoj radiografinë, skanerin e kafkës së oficerit të goditur të policisë së goditur në Shkodër. Kjo është një dhunë e verbër, e cila nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare, nuk ka asnjë lidhje me fëmijët që të gjithë prindërit kanë në shtëpi, dhe të gjithë prindërit duan t’i shohin e të bëjnë hajër. Dhe përballë kësaj dhune qëndron policia, qëndrojnë policët dhe teksa dëgjoj në pafundësi ankesa dhe justifikime që mund të jenë dhe legjitime dhe nganjëherë janë dhe legjitime, për inatin, për mllefin, për arsyet, për të drejtat e atyre që janë aty në rrugë si studentë, një fraksion i asaj turme që në rastin më të mirë shkon në 1500 vetë, ku një pjesë janë paqësorë, Mendova dhe mendoj vazhdimisht, po punonjësit e Policisë shikoni, i dini kush ja u dini jetën ja u dini hallet? Dhe ja se çfarë më shkruante sot ose më sakte më ka shkruajtur nga mbrëmë dhe sot, do ta lexoj në lumin e mesazheve një kolege për një mesazh shumë domethënës që unë mora nga një djalë i cili është në administratën publike dhe më tregonte këndvështrimin e tij mbi situatën duke folur për veten e tij ne administratë dhe duke ndarë me mua ndjesinë që ai nuk bënte dot karrierë sepse të tjerët e bënin atë më kollaj brenda administratës. Dhe teksti është ky, mesazhi që morëm në grup sepse e ndava atë mesazh me kolegë, kolege tregon shumëçka për psikologjinë e një brezi që ndoshta ende nuk e kemi kuptuar sa duhet, brezi i rritur me më shumë mundësi dhe liri dhe njëkohësisht brezi që artikulon edhe më shumë pakënaqësi. Më sjell në mendje një situatë kur dikujt i thuhet “i didnt mean to hurt you,” nuk doja t’u lëndoja dhe tjetri i përgjigjet: “But I’m hurt”, por më ke lënduar sepse ndjehet i lënduar. Të dyja mund te jenë vërteta njëkohësisht. Për fat të keq progresi ynë objektiv nuk e bën më pak reale ndjesinë e zhvillimit dhe frustrimit të këtij brezi. Sikur as ndjesia e padrejtësisë së tyre nuk është automatikisht provë e padrejtësisë. Por përtej drejtësisë që kërkon djali, nuk po ia citoj emrin për aspekt sepse kam marrë udhëzimin që t’ përdor emrin djalit që shkruajti, mendoj se është e dhimbshme që askush nuk po mendon për drejtësinë që u detyrohemi atyre qindra policëve, shumë prej të cilave i përkasin po këtij brezi. Edhe ata me siguri kanë pakënaqësitë e tyre, por ndryshe nga pjesa tjetër nuk bëjnë thirrje për qëndresë kundër shtetit, por janë vetë qëndresa e shtetit. Duhet të gjejmë mënyrën për t’i motivuar pa rreshtur këta njerëz që në të gdhirë, çdo orë e çdo minutë te këtyre ditëve. Ndryshe nga djali i mesazhit, policët nuk po kërkojnë vëmendje, nuk po kërkojnë promovim, nuk po kërkojmë shumëçka që me siguri ju takon, por me siguri ata kanë nevojë të ndjejnë praninë tonë dhe te shoqërisë ne këtë sakrificë te tyre përballë gurëve, saçmeve, molotovëve, flakëve të një turme të maskuar. E pra unë dua që ta nënvizoj këtë me shumë forcë. Familjet e atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që janë në uniformë dhe nën uniformë marrin këtë dhuratë në breshri, pa pushim me orë e orë të tëra ndërkohë që nga ekranet e televizorëve dhe nga pasqyrat e histerisë dixhitale demonizohen si autoret e dhunës, janë familje qe jetojnë me të ardhura modeste, shumë modeste në fakt për sakrificën për qëndresën e këtyre heronjve të shtetit në këto orë ku nuk po sfidohem unë, nuk po sfidohet qeveria, nuk po sfidohet një shumicë qeverisë apo parti fituese në zgjedhje por po sfidohet një rrugë, po sfidohet misioni, po sfidohet një objektiv, po sfidohet Shqipëria europiane, Shqipëria në Bashkimin Europian në vitin 2030, po sfidohet një mënyrë e të menduari tradicionale e marrëdhënieve mes njerëzve, mes palëve, mes grupeve, mes forcave në një hapësirë demokratike ku liria jote mbaron ku fillon imja dhe ku e drejta ime mbaron ku fillon jotja. Kjo është sfida e këtyre orëve të vështira. Natyrisht që, unë i kuptoj shumë mirë, shumë me mirë sesa ç’mund të mendojnë shumica dërmuese e atyre që duan një qetësi të shtirur. Të gjitha arsyet pse sot jemi nën këtë terror gurësh, jo nga populli, por nga një grusht njerëzish krahasimisht me masën e madhe të popullit edhe pse pjesë e kësaj mase e mbështet qorrazi këtë dhunë. E kuptoj por nuk kam se si te pranoj të diskutoj asnjë nga ato arsye të shoh një biznes të vogël të rrënuar dhe më ka sjellë natyrshëm kjo ngjarje edhe pamjet përtej 21 janarit. Pamjet që me siguri ata të cilët protestojnë sot si student si kanë parë dhe nuk e dinë t’i perkasin kësaj Shqipërie ku ne të tjerët kemi bërë rrugëtimin tonë të 1998 kur kjo godinë u sulmua me armë nga po nga po ajo dorë që sot nxit, orkestron, paguan dhunën e gurëve. U sulmua me armë kryeministria, u gjuajt me mijëra plumba, kallashikovësh. Madje ka pamje në YouTube edhe raketa dore si ato të terroristëve të Hamasit dhe megjithatë nuk u dogj asnjë biznes, as i vogël as i madh. Nuk u turrën ata barbarë tek bankat, sepse Shqipëria sapo dilte me një llahtar e humbjes së kursimeve të shqiptarëve nga gërmadhat e piramidave të ngritura nga po ai matuf që del edhe bën thirrje për dhunë nga mëngjesi deri në darkë dhe nga ata rreth tij që ishin njësoj si këta të brezit të dytë të rritur nën sqetullën e tij të tredhur dhe agresiv. Pse sulmohen sportelet e bankave? Pse sulmohen automatet? Ës injoranca që thotë që shko te sporteli se do gjesh lek, hap automatin se janë lekët brenda. Mund të jetë një pjesë, po nuk është kjo. Sulmohem sepse ky është plani. Është injoranca që thotë dhe “shko te sporteli se do gjesh lekë, hap automatin se janë lekët brenda’’. Mund të jetë një pjesë, po nuk është kjo. Sulmohen sepse ky është plani, përhapje e panikut dhe ëndërr shumë e keqe për të nxjerrë njerëzit në rrugë për të kërkuar para, sepse nuk janë fare aty sepse nuk janë sot bankat e Shqipërisë, piramida e Sudes dhe e Xhaferrit që i mbanin lekët e ndyra poshtë tavolinës përpara atij sporteli të vogël ku i jepnin deri kur dolën pastaj dhe thanë ‘’kjo ishte loja, mbaroi’’. Por sepse duan që të kenë popull në rrugë. Në rrugë s’ka popull. Patjetër e thashë, një pjesë e popullit nuk diskutohet që e mbështet, siç e ashtuquajtura një pjesë e popullit, diasporë, nuk diskutohet që e mbështet. Por çuditërisht ose aspak çuditërisht, të gjithë ata që janë protagonistë në diasporë, janë të gjithë personazhe të njohura nga zgjedhjet e kaluara që udhëhiqnin fushatën e dështur të Partisë Demokratike në diasporë. Nuk ka asgjë tjetër përveç kësaj dhe ndërkohë që këtu, në bulevard patjetër që është një pjesë shumë e vogël e studentëve të ideologjizuar,të ekstremizuar dhe të zemëruar nga idera ekstremiste, të cilat po shfaqen siç e keni parë në të njëjtën formë në Paris, në Romë, në Milano, në Portugali, në Brazil, në një flamë të përgjithshme, por kjo flama jonë ka specifikën e vet. Është sa pjesë e kësaj flame të përgjithshme nga ku merr frymëzimin dhe merr lëndën e parë, aq edhe pjesë e një përpjekjeje të madhe për të bërë çfarë? Për të bërë pikërisht atë që i ka ndodhur këtij vendi sa herë ka pasur shansin e saj në histori të ngrejë kokën dhe të marrë frymë edhe ndërkohë që e ka ngritur kokën lart si asnjëherë më parë në historinë e vet, që është më afër se kurrë ëndrrës historike,i vjen kjo formë terrorizuese murtaje, e gjitha e inskenuar me ustallarë që ua kam thënë që ditën e parë, edhe pse shumëkush ma mori për ters, mbase me të drejtë, nuk janë në Shqipëri dhe nuk e duan Shqipërinë. Rinia po, është e frustruar, është e inatosur. Studentët po, duan më shumë, duan ndryshim, ata gjithmonë e kanë dashur, e duan dhe gjithmonë do ta duan. Është në natyrën e qenies së tyre por me keqardhje të madhe them që kjo rini dhe këta studentë që janë në bulevard, janë pengje të atij ‘’grupit të zjarrit’’ atje në krye, të maskuar me maska ku përdoren gjerësisht edhe të miturit. Të miturit si ato mburojat për të përparuar, për të marrë terren, duke ia bërë të pamundur shtetit,duke ia bërë të pamundur policisë që të reagojë me forcë, me fëmijë të vegjël. Aty brenda është dhe krimi. Përpara dy ditësh, është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste Kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ajo ngrehina e drurit dhe një Zot e di me çfarë pasojash. S’ka rini dhe s’ka studentë dhe s’ka të mitur që i shkon mendja, edhe jo më që ta vërë në jetë këtë plan. Kjo është një dorë e huaj. Dje në mënyrë të befasishme për shumëkënd, por që ma çonin vazhdimisht, por edhe mua, ‘’babai’’ i Vladimiroviçit, Vladimirovic Putinit foli; ‘babai’ ideologjik, udhëheqësi shpirtëror, justifikuesi i të gjitha agresioneve kundër demokracisë dhe kundër perëndimit, mistifikuesi i Rusisë imperialiste foli, foli dhe tha; ‘’tani po, tani Shqipëria po tregon ngjyrën e vërtetë të saj, një popull kurajoz, një popull ortodoks, një popull sufistësh dhe ortodoksësh’’. Ne kemi shumë të dhëna, do vazhdojmë ta pasurojmë atë që kemi nisur qysh në krye të herës me interferencën në rrjetet sociale të atyre ‘’duarve të huaja’’ , ku natyrisht një dorë tjetër është republika Khomeiniste e Iranit, kulmi i dezinformimit. Në darkë mblidhen ‘’kllounët’’ që hymnizojnë dhunën nëpër ‘’sallonet’’ e medias tradicionale, ndër të cilët pak fare, pak janë ata që thonë edhe ndonjë fjalë kundër dhunës. Mbase janë terrorizuar dhe nuk i vë faj, sepse erdhi momenti po nuk ka për të ardhur kurrë dita që në Shqipëri njerëzit të terrorizohen rrugëve për atë që mendojnë, që gazetarët të shpallen shënjestra, që politikanët të shpallen shënjestra, që njerëzit e njohur të shpallen shënjestra, nëse thonë një mendim që bie ndesh me planin e këtyre maskave pas të cilave fshihen të gjithë dashakëqinjtë e Shqipërisë dhe ata që Shqipërinë e duan vetëm për vete dhe për të cilët Shqipëria është atdheu që duhet të lulëzojë vetëm kur e kanë ata pushtetin. Nga një anë himnizimi i dhunës, ku askush nuk e thotë një fjalë për atë që ju ndodh pa pushim atyre që përfaqësojnë shtetin dhe që mbrojnë rendin kushtetues të Republikës së Shqipërisë nën uniformë, po përkundrazi ku gjithkush flet për një rini që po dhunohet, flet për të mitur që po sakatohen, flet për vajza që po rrëmbehen, flet për një shumicë imagjinare, populli që kërkon zgjidhje. Cili popull kërkon zgjidhje sot me dhune? Si mund të jetë populli shqiptar ky? Dhe pikërisht pse populli shqiptar nuk është ky, nuk është aty. Nuk është aty. Simpatia dhe mbështetja për këtë është një gjë tjetër. Ata që nuk duan Partinë Socialiste në pushtet, janë të prirur ta relativizojnë dhunën dhe bëjnë gabim që mendojnë se kjo punë zgjidhet me dhunë dhe është çështje ditësh. Duart e huaja. Sigurisht kush po përpiqet dhe pse po përpiqet të krijojë idenë që këtu kanë ardhur izraelitët, që këtu siç thoshte një lajmi i rremë i përhapur me shumë shpejtësi zbresin çdo ditë 1000 izraelitë për të mbështetur mua dhe regjimin sionist dhe për të rrahur a vrarë fëmijë, kujt i intereson? Kush i bën këto? Ky është një konglomerat Antifa që frymëzon atë pjesë të të rinjve që janë të ekstremizuar, ekstremet politike me të dy tipologjitë e karagjozëve, një neokomunist nga një anë tërësisht i lajthitur në çfarë thotë e në çfarë kërkon dhe një neoballist nga ana tjetër që nxit dhunë, që paguan për të bërë dhunë dhe që nuk ndalet yshtjen e dhunës dhe pas këtyre ekstremeve politike në mes të cilave qëndron patjetër Matufi që prej 35 vjetësh mbart atë misionin e mbrapsht të së keqes që e përndjek Shqipërinë qysh prej 1912-s vijnë pastaj edhe ekstremistët e fesë, në një vend që s’ka pasur kurrë probleme dhe s’ka për te pasur probleme fetare. Dhe na ka dalë Izraeli, na kanë dalë çifutët. Në ndërkohë, qe ky vend e kam thënë gjithmonë sot është më i fortë se kurrë në arenën ndërkombëtare sepse sot ka më shumë miq se ç’ka pasur ndonjëherë dhe po, Izraeli është një vend mik, siç është një vend mik Katari dhe Katari me Izraelin, nuk kanë asnjë marrëdhënie diplomatike. Dhe aty ku u kap filli për të tjerë gjithë këtë litar qe tani duan ta kthejnë në zinxhir në këmbët e Shqipërisë në fakt nuk ishte një investim i Izraelit, por është një investim amerikan dhe katarez që thuhet, patjetër që njëri prej amerikanëve është hebre, por vëllezërit sirianë, qytetarët e Katarit bashkëpunojnë me të për të bërë një investim në Shqipëri dhe këtu na dilka që banka e investimeve të Katarit na financoka çifutët dhe financoka ndërtimin e një qyteze për të sjellë, njëherë thonë do sjellin palestinezët e zhvendosur, njëherë thonë do sjellin çifutët në Vlorë dhe qershia mbi tortën e kësaj marrëzie, janë ushtarët serbë që na paskan ardhur këtu dhe që qenkan nën uniformën e atyre djemve dhe atyre burrave që i kanë pagat sot më të ulëta se të shumëkujt në këtë shtet që marrin gurë me breshëri, që digjen si të ishin armiq të këtij vendi dhe që u dyshokan se qenkan dhe serbë. Kjo është një marrëzi, po nuk është kolektive për fat të mirë dhe nuk ka për ta përfshirë popullin shqiptar. Nuk do t’i përfshijë as ata, që janë kundër kësaj qeverie. Sepse këtë film, ne e kemi parë ndryshe nga Franca, ndryshe nga Italia, ndryshe nga Portugalia, ndryshe nga Brukseli dhe Belgjika, ku ndodhi e njëjta gjë, ndryshe nga Spanja, ndryshe nga të tëra këto vende, ku kjo flamë e quajtur Antifa, një flamë lunatikësh, neokomunistë, po i marrin të keqen atyre të parëve, Karl Marksit, e kujt i erdhi mbrapa se të paktën ata i kishin mend në kokë. Këta s’kanë as mend fare. Janë komplet kokëbosh. Ndërkohë që këtu nuk është si atje, ne e kemi parë, e kemi parë Shqipërinë në kaos. E kemi parë Shqipërine peng të marrëzisë. E kemi parë Shqipërinë të humbasë ekonominë. E kemi parë Shqipërinë të mos afrohet askush nga pasiguria. E kemi parë Shqipërinë të ngrihen njerëzit e të ikin me anije. Ndërkohë që, po patjetër, sot njerëzit lëvizin, ikin, kthehen. Sigurisht, sepse nuk jemi më në bunkerin e Enver Hoxhës. Dje flisja me një studente sepse kam pasur shumë kërkesa këto ditë në telefon për librin e shtëpisë time. Kam pasur shumë sidomos trima që janë me maskë edhe në ËhatsApp edhe që kanë emra të çuditshëm, Roberto Kavali për shembull ose Doce Gabbana që natyrisht merren intensivisht me librin e shtëpisë time dhe bëjnë ato kërcënimet e tyre që “do më bëjnë këtë e do më bëjnë atë” mua. Po ndërkohë, në këtë llum, një studente me një gjuhë jo si të tyre, po aspak normale më shkruan dhe flasim, e marr në telefon. Flet dhe më bën përshtypje që pak di nga historia, nga historia e jonë nga çfarë ka ndodhur në këtë bulevard, nga çfarë ka ndodhur në këtë qytet, flet dhe më thotë atë që e përsërisin këta klounët e mbrëmjes, këta që kërkojnë zgjidhje, këta që qajnë hallin e rinisë, qajnë hallin e studentëve, qajnë hallin e nxënësve, qajnë hallin e kushteve dhe marrin pjesën më të madhe të pagave të tyre në të zezë, paguhen me mijëra e mijëra e mijëra euro. Spërdridhen ditën dhe natën dhe nuk ka problem që i marin, problemi është pse grabisin pensionistët? Pse nuk u japin pensionistëve pjesën që u takon atyre? Se kush mer pare’ në të zezë, fillon një herë grabit pensionistët, nejse. E kisha fjalën që thonë që nuk u dëgjuan dhe vajza thotë ‘’ne nuk na dëgjoi askush dhe prandaj erdhi puna këtu’’. Nuk i dëgjoi askush! Çudi. Unë ju kam dëgjuar- i thashë- çdo ditë, sepse keni ardhur poshtë dritares time. Kam dëgjuar ‘’o në burg, o në litar’’; kam dëgjuar ‘’burg, burg, burg’’; kam dëgjuar ‘’s’ka dialog, jep dorëheqjen’’ dhe nuk kam dëgjuar- i thashë- asnjë kërkesë tjetër. ‘’Jo , ne i kam patur kërkesat po…”, – I thashë, dhe mbi të gjitha keni ardhur aty në 140 e kusur ditë dhe asnjëherë nuk keni trokitur tek dera. Dhe të trokisni dhe të thoni ”duam të të themi këtu sy më sy, me njerëzillëk që pse duhet të ikësh”. Se me britma, me ‘’burg, burg, burg’, me ‘’o në burg, o në litar’’ si në ato sheshet e mesjetës ku shtrigat inkuizicioni i digjte në turrën e druve dhe njerëzit eksitoheshin duke parë mish njeriu në zjarr, s’jemi më në shekullin XXI; s’jemi më në atë që kemi zgjedhur. Sistem demokratik! Ti do që unë të iki, kjo është gjëja më normale në botë po si do iki unë? Si? Ti thua që duhet të ikësh sepse… ti hajde të paktën më bind se mbase i thashë, më bind ti pse duhet të iki unë ose të bind unë pse s’duhet të iki unë. “Jo po, këta ‘’kllounët’’, jo po nuk keni reflektuar”. Ne nuk kemi reflektuar? Ne kemi dëgjuar.. unë e kam dëgjuar me shumë kujdes dhe unë jo vetëm e kam dëgjuar me shumë kujdes por ne kemi dalë nga ajo faza e parë e masivitetit të flamingove, me mësime të cilat po i vëmë në jetë sot që flasim një e nga një dhe nuk po ju kthehem tek “Besa”, tek ‘’Prania besnike’’, tek ‘’Pasqyra e flamingos’’ dhe meqë ra fjala për Zvërnecin, nuk e dëgjoj më Zvërcenin sepse te gjitha ato dokumenta dhe e gjithë e vërteta është online tanimë transparente dhe kështu do të bëjmë me të gjitha çështjet. Është e gjitha transparente. Të gjitha konspiracionet kanë rënë sepse janë aty tek ‘’Pasqyra e flamingos’’, ‘’Flamingomirror.al’ mund të klikoni dhe aty kanë marrë përgjigje qindra pyetje që janë bërë. Por unë e thashë qysh atëherë, shumëkush nuk doli atje për Zvërnecin, shumëkush doli atje për halle dhe për probleme të tjera dhe pikërisht pse ne i kemi dëgjuar dhe pikërisht pse kemi reflektuar, po shkojmë përtej këtyre , po shkojmë përtej ‘’Pasqyrë Albania’’ e cila po bëhet gati për të pasur atë që para ca javësh po pas reflektimit tonë këtu, pra nuk është diçka që po e kopjojmë e kam fjalën se s’po them që, Presidenti Trump doli dhe e lançoi si pasqyrën digjitale me AI të shtetit, ku njerëzit shkojnë dhe shohin dhe në atë ‘’Pasqyrë Albania’’ që do të përshijë dhe e-Albanian brenda, ne po e bëjmë hallin si një pako postale e DHL-së ku ti e ndjek online hallin dhe ku halli yt nuk humbet më në ‘’oqeanin” , në thellësinë e “oqeanit’’ të burokracisë, por siç e ndjek ti, e ndjek edhe unë dhe dimë ku ka ngecur dhe kush është personi përgjegjës, por nuk po flas për këtë. Po ju them reflektimin tim tjetër, është një ligj. Është një ligj sot në konsultim dhe vjen në qeveri për strehimin social dhe të përballueshëm. Dhe ndërkohë që flitet e flitet, e flitet që s’është bërë kjo, s’është bërë ajo, ne kemi që nga viti 2018 kur ishte lëvizja e parë e studentëve, po nuk ka lidhje me këtë drejtpërdrejtë, 31 mijë familje në nevojë të mbështetura për strehimin, 31 mijë familje; në forma të ndryshme kuptohet, subvencionim qiraje, kredi të buta, përmirësim të kushteve në banesa dhe këtu nuk llogaris fare tërmetin, fare. Mbi rreth 7 mijë banesa ku janë përmirësuar kushtet me ndërhyrje. Ndërkohë ky ligj i ri që do të kalojë së shpejti në parlament, parashikon 2 mijë kredi me interes 0 për blerje apartamentesh për kategori si profesionstë të rinj, si të rinj, si studentë, çifte të reja. 0 % interes. E paguan qeveria. 2 mijë kredi të tjera për kategori si familje të reja, profesionistët emigrantë etj, me 3% interes dhe këto dallojnë tek metrat katrorë natyrisht dhe tek çmimi. Kemi parashikuar mbështetje për qiranë, 50% të vlerës së kontratës për 3 mijë apartamente me fokus studentët, familjet e reja, profesionistët. Dhe këto që po them nuk janë gjëra që po i them tani. Janë gjëra që mund t’i kërkoni tek prezantimi që u bë përpara një muaji në Pallatin e Kongreseve i kësaj politike të re. Kanë qenë në programin tonë qeverisës dhe e kemi akseleruar edhe si rezultat i leximit të arsyeve të flamingove. Ne që nuk dëgjojmë… Ne që nuk i përfillëm… Ne që i tallëm.. Ne nuk tallëm askënd. Unë nuk kam talluar askënd, unë kam treguar me gisht ata të cilët janë edhe sot pjesë e gjësë dhe që janë aty me tjetër agjendë. Nuk janë aty as për ta bërë Shqipërinë më të mirë, as për studentët nuk janë aty, as për rininë nuk janë aty. Janë aty për ta kthyer përmbys rrugën e Shqipërisë, qoftë për llogari të Partisë Demokratike, qoftë për llogari të republikës Khmoneiniste të Iranit, qoftë për llogari të elementëve të tjerë që kanë futur duart këtu. Dhe kjo është e vërteta dhe unë po ndaj vetëm të vërtetat. Nuk kam asnjë arsye që të humbas kohën tuaj dhe t’ju tregoj përralla sot. Duhet dialog? Patjetër që duhet dialog. Kjo është A-ja. Po me kë? Më kë duhet dialog? Me studentët. Ne kemi në fuqi një pakt për universitetin dhe po i kthehem pak te 2018. Ajo ka qenë një lëvizje studentore, po. Kjo nuk është lëvizje studentore. Po ua përsëris, ky është një kurth. Një kurth i madh jo për mua, por për Shqipërinë. Është një kurth ku njerëz të paguar, ku njerëz të ekstremizuar, ku njerëz të hutuar dhe të manipuluar dhe ku të rejat dhe të rinj idealistë patjetër, por që janë pre’ e një ideologjie marrëzie të përfaqësuar nga e ashtuquajtura ‘’antifa’’, antifashistët. Këta kanë marrë peng të tërë të tjerët. Studentët e mjekësisë, 95% e tyre nuk janë në protestë edhe pse mund të kenë simpatitë e tyre etj, por nuk janë në atë protestë, nuk janë atje me gurët përpara dhe me maska përpara, por ama nga ana tjetër nuk duan as dialog. Pse e them këtë? E them këtë, jo se unë po them ata s’duan. Përkundrazi, unë jam këtu në çdo moment, por në atë lëvizjen rinore, atëherë po, ishin 20 e ca mijë studentë atje. Jo studentët e pronarit të Neës 24-ës. Televizioni prej të cilit kam marrë para disa javësh mesazh nga një kameraman, nuk ja them emrin e kam mesazhin aty. “Na ndihmo se nuk na paguhen sigurimet shoqërore prej vitesh dhe i marrim rrogat si lëmosha, një muaj po, tre muaj jo”. Në ndërkohë që ky pronari që prodhon lajme me rebelim kudo që “u ngritën këta”, “u ngritën ata”, “plasi në Vlorë, plasi në Shkodër”, ka imunitet. Ja ka dhënë imunitetin Prokuroria e Tiranës, ku prej vitesh përfaqësuesit e shtetit, Drejtoria e Tatimeve ka çuar dokumenta padi për evazion fiskal me miliona e me miliona e me miliona euro. Dhe e bukura është që pasi çohen dokumentat e evazionit fiskal, pra të fshehjes së parave, prokuroria merr në pyetje punonjësit e tij. Prokuroria ngre pikëpyetje për punonjësit e tij. Po kjo është një temë tjetër. Pra, jo studentët e sajuar me titra dhe me ekrane totalisht të vëna në funksion të rrëzimit të kësaj qeverie, por studentët real 20 e ca mijë ishin këtu, nuk e mbaj mend ekzaktësisht, po pa dyshim nja dy javë, tre javë dhe u desh nje kohë e gjatë për t’i bërë që të flasim se dikush kishte thënë e vetmja mënyrë për të plotësuar kërkesat është mos të flisni, plotëso kërkesat dhe kaq. Ne nuk flasim. Gjithsesi u arrit të flasim dhe kemi një pakt për universitetin. Është një libër i hapur. Unë nuk kam dëgjuar asnjë kërkesë konkrete këtu poshtë dritares përveç o në burg, o në litar, burg, burg, burg, jep dorëheqës. S’kam dëgjuar asnjë kërkesë. Tani ata atëherë nuk flisnin sepse ishin solidarë me njëri-tjetrin studentët dhe kishin merakun që po ata që donin të flisnin më thoshin, se unë komunikoj vazhdimisht, komunikoj madje dhe me këta që më çojnë ato mesazhet e ndyra dhe iu çoj kopertinën e abetares dhe ju propozoj që ta rifillojnë gjuhën shqipe. Po dhe ju çoj dhe një zemër në fund sepse nuk kam asgjë me ta. Sinqerisht nuk kam asgjë. Kam parë shumë, kam kaluar shumë, kam provuar shumë dhe jam shumë herë, po pa mbarimisht herë më shumë i duruar dhe mirëkuptues për njerëzit, pavarësisht se mund të jenë totalisht në anën e kundërt. Por sot nuk është më ai solidariteti, sot është terrori. Sot i terrorizojnë, sot nxjerrin lloj-lloj mesazhesh, lloj-lloj memesh, lloj – lloj shpifjesh për këdo që guxon të ngrejë kokën. Dhe ka një të keqe të madhe Shqipëria. E dini se si mendoj unë? Dhe është një e keqe e madhe që patjetër i jep te drejtë shumë te rinjve gjeni, idealistë. Shqipëria ka një te keqe tek hipokrizia e madhe e njerëzve të kamur, tek hipokrizia e madhe e atyre, që para pafund online dhe që për lajke janë gati ta djegin Shqipërinë fare, ta djegin. Por, nga ana tjetër kanë frikë të thonë një fjalë kundër dhunës sepse ju ikin lajket edhe bëhen objekt i dhunës dhe si ata është tipologjia e atyre që sot kanë një zë hipokrit të mëdhenj shumë, të jashtëzakonshëm. Cfarë duan? Duan favore. Kanë kohë që s’marrin favore. Shumë kohë të gjatë dhe nuk dinë të jetojnë pa favore. Prandaj thashë ata të mbrëmjes janë më zi se ata të gurëve se nxitja fillon nga ata të mbrëmjes. Zullumi përgatitet nga ata të mbrëmjes. Natë për natë, natë për natë, natë për natë, natë për natë, vjedhje e vjedhje, korrupsion, korrupsion, vjedhje, krim, për te nxitur të ligën tek njerëzit. Korrupsioni patjetër është një problem. Asnjëherë se kam mohuar dhe pikërisht pse e kam ditur që është një problem shumë i madh kam udhëhequr reformën në drejtësi, unë personalisht dhe ai SPAK që sot mban flamurin e luftës është aty krijesë e kësaj vetëdije por ka një gjë, mendojeni pak, ne jemi një në parti pushtet dhe e kemi pranuar, e kemi pranuar që shpata e drejtësisë të godas rreshtat tanë, sepse duam qe ta bëjmë ketë vend. Po të tjerët çfarë bëjnë? Mediat të kamurit e tjerë? Ata te anës që merret me imagjinatat e të kamurve politikës. Imagjinata ekstreme. Ata bëjnë korrupsion gjithë kohës, nga fillimi deri në fund dhe dallimi është ky. Korrupsioni është një problem, po dhe është një problem edhe kulturor i trashëguar nga kultura transaksionale e shekujve, por ama këtu nëse ka një forcë përtej asaj natyrisht të institucioneve të ligjit që e do këtë luftë dhe që e bën këtë luftë dhe që përpiqet ta luftojë këtë të keqe brenda vetes së vet, po është pikërisht kjo qeveri. Më tregoni cili e lufton këtë të keqe brenda vetes së vet, nga të gjithë ata që shihni? Ata që pasurohen, që iu grabisin pensionet pensionistëve dhe nuk paguajnë sigurimet shoqërore dhe që bëjnë moral nga mëngjesi deri në darkë apo ata që iu tregojnë të miturve rrobat e shtrenjta, pjatat plot, e me radhë e me radhë e çorodisin gjithë rininë duke iu thënë ‘’kjo është jeta. Kjo është jeta, jo ajo që bën ti. Mos e shiko prindin tënd që rropatet. Kjo është jeta dhe këtë jetë ty nuk po ta lë qeveria, nuk po ta lë Edi Rama. Nuk po ta lënë këta të korruptuarit’’. Që nga 1912 janë të parët vite kur drejtësia shqiptare në Shqipëri dhe kur them drejtësia shqiptare këtu, unë e kam shumë të thjeshtë, SPAK dhe gjykata përkatëse se të tjerët janë prapa shumë. Po janë këto dy institucione me mbështetjen totale timen dhe të kësaj force politike që kanë çuar përpara drejtësisë njerëz të pushtetshëm. Njerëz të pushtetshëm, pastaj kush është fajtor, kush është i pafajshëm e tregon procesi. Nuk e tregojnë dot këta të korruptuarit moralë dhe jo vetëm moralë që nxisin dhunë, që hymnizojnë dhunën dhe që i tregojnë shqiptarëve se nuk po i dëgjon njeri, nuk po i përfill njeri, arroganca e Edi Ramës. Po pse, ça arrogance? Mënyra si flas? Mënyra si luftoj për idetë e mia? Mënyra se si i qëndroj bindjeve të mia? Mbase dhe edhe e pranoj, por ama nga ana tjetër, 24 orë në 24, 20 e kusur vite unë ndihem një njeri në mision, dhe cili është misioni? Që Shqipëria te mos ulë më kokën përpara askujt. Që Shqipëria të rrijë me kokën lart dhe të rrijë aty ku e ka vendin. Ky është misioni im. Unë nuk jam këtu në një punë që më thonë ‘’ik nga puna’’. Unë jam në një mision dhe tani po vij tek dorëheqja. Janë disa , janë shumë në fakt që thonë ‘’hapi rrugë rinisë’’. Cilës rini? Kësaj? Kësaj? Hapi rrugën kësaj? Po mirë, le të prezumojmë për një moment që unë ia hapa rrugën kësaj. Ça vjen pas kësaj? Kush vjen pas kësaj? Vjen qetësia? Vjen një qeverisje më e mirë? Vjen një Shqipëri me europiane? Vjen Shqipëria në BE pas kësaj? Jo! Pas kësaj vjen e kaluara. E kaluara të cilën e kemi parë, e kemi jetuar dhe ia kemi paguar të gjitha haraçet dhe unë nuk kam lejuar që të njëjtat haraçe t’ia paguajmë asaj të kaluare edhe ata që sot po rriten në mes të 1001 vështirësive ku vështirësia më e madhe është kaosi i rrjeteve sociale, është kaosi i dezinformimit, është kaosi i urrejtjes, i dasisë, i zilisë pse e ka ai dhe s’e kam unë? Ata fëmijë që u futën për të marrë iPhone-t tek Vodafoni, ata janë viktimat e ‘’kllounëve’’, ‘’kllounëve’’ që u tregojnë prapanciën në instagram, e atyre që iu bëjnë poza dhe i bëjnë të ndihen totalisht të pavlerë sepse nuk kanë iPhone. Jo librin, iPhone! Dhe që të jemi shumë të qartë bashkërisht, nuk është çështja e pushtetit tim, nuk kam asgjë për t’i provuar vetes më. Mund ta kem pasur në krye të herës dëshirën për tu takuar me të mëdhenjtë e kësaj bote, është normale kur merresh me këtë punë, për tu takuar, për të bërë fotografi, dëshirën për këtu, dëshirën për të shkuar…i kam parë të mëdhenjtë e kësaj bote drejt e në sy dhe më kanë parë drejt e në sy. Ia kam provuar vetes se mund ta përfaqësoj këtë vend me dinjitetin më të lartë, jo me arrogancë, por krenari. Bëj vetëm udhëtimet e domosdoshme. Nuk kam më asnjë dëshirë as të udhëtoj për këtë pushtet. Pasuri? Ça t’ju them? Është e kotë të flas për këtë. Është e kotë të flas për këtë, por di këtë gjë dhe e përsëris, nuk është pushteti im këtu në lojë. Këtu në lojë është tryeza e negociatave në BE. Kaq e thjeshtë është kjo. Dhe shqiptarët duhet ta mendojnë shumë qartë këtë gjë, shumë qartë. Duan këtë apo duan BE? Tani do thoni ju, do thonë disa, ‘’po pse, do ikësh ti edhe ne s’do shkojmë në BE? Po pse, ti’’? po mirë, nuk po them që po, patjetër jeni të paaftë ta çoni Shqipërinë në BE. Jeni një tufë të paaftësh, jeni një tufë të dhunshmish, jeni një tufë mediokrësh, jeni një tufë ziliqarësh që vetëm nxisni dhunë sepse nuk më mundmi dot me zgjedhje, nuk me mundni dot me fjalë, nuk përballoni dot një argument me mua dhe ju ka ardhur dita te guri. E filluat me shishe uji, me vezë dhe arritët tek guri. Po le të themi që jeni po kaq të aftë, janë po kaq të aftë. Negociatat kanë kalendar. Kalendari është deri në fund të 2027. Dritarja është e hapur tani. Ajo dritare siç e tregojnë historitë e vendeve të tjera , hapet, mbyllet Ne na është hapur tani dhe kalendari kërkon që çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë ne të çojmë, të japim dhe të marrim me komisionin dhe ka çdo ditë fluturime në Bruksel dhe nga Brukseli këtu për të ndarë informacion, për të ndarë çfarë kemi bërë. Kjo ndërpritet. Pse? Se në qoftë se unë po iki dhe po lë të vijë ai neoballisti ose ai neokomunisti apo mos hymë tani te matufepsi currufjapsi, do duhet një kohë e gjatë, ”jo po ti jo po unë, jo po ky jo po ai, jo po këta jo po ata”. Cfarë është kjo? ”. Po e marr anën më të thjeshtë. Por, nga ana tjetër nuk dorëzohet, nuk ndodh të dorëzohet shteti për përpara kësaj, shteti që dorëzohet përpara kësaj nuk e merr veten për vite e vite e vite. Kështu që, le ta ndërpresim këtu dhe unë i ftoj këdo që do të bëjë dialog, këdo që do të më takojë, këdo që do të flasi me kamera, pa kamera, me fotografi, pa fotografi, në kryeministri, në fakultet, në ku të doni të ulemi të flasim çfarë keni, çfarë doni, çfarë mund të bëjmë për ju, si mund t’i bëjmë gjërat më mirë. Patjetër sigurisht, por mos shkoni pas, po flas me ata vajza dhe djem që shkojnë atje, jo për të gjuajtur me gurë, por që pararojë kanë gurët, maskat dhe pastaj thonë na lëndoi policia. Po aty nuk bëhet balet. Aty nuk luhet futboll me një arbitër që po e preke tjetrin merr faull. Aty përballet kjo breshëria e gurëve, e flakëve nga policia e shtetit. U gjuajtën me plumba gome. E dini pse ndodhi gjuajtja me plumba gome? Sepse efektivi i policisë mori zarin e çelikut këtu, iu ça nofulla tjetrit dhe shoku në krah e largoi apo u përpoq që ta largonte se s’di kë, kriminelin që qëlloi me saçme. Po merreni shikoni policinë në Francë të rreshtuar 100 që gjuajnë me plumbat e gomës sikur janë në poligonet e Disneylandit. Çarë është kjo? “Jo, po doli Renea”. Renea ka detyrë të dalë në momentin kur ka kërcënim. Renea del dhe kur luhet ndeshja e futbollit Serbi me Shqipërinë. Shqipëri me Serbinë në Shqipëri apo një ndeshje futbolli ku mund të ketë premisa për rrëmujë. Çfarë do me thënë kjo? Dhe patjetër doli dhe do dali. Nuk diskutohet dhe patjetër do të shtrëngohet rrethi ndaj atyre me maska. E ka edhe ligji që ti nuk mund ta fshehësh identitetin. Kush do të flasi me mua pa maska, unë jam këtu. Kush do të më çojë mesazh me gurë dhe me maska, mua dhe shtetin e ka përballë. Shumë faleminderit dhe ju them përzemërsisht atyre që u janë dëmtuar bizneset dhe ju them të tjerëve, dëmi i kemi parë nga verifikimet është shumë më i vogël në fakt nga çfarë duket, sepse janë klounët e mbrëmjes dhe pronarët e atyre ekraneve që amplifikojnë maksimalisht, deri dje nga mesdita kishim rreth 50 subjekte, nga të cilat shumica, sportele, dyqane, bankash dhe telefonie. Pra, biznese të vogla fatmirësisht ishin pak, po ne nuk kemi problem me numrin për sa na takon ne. Ne do t’i gjendemi pranë dhe të gjitha do t’i bëjmë siç di unë t’i bëj, më të mira, më të forta, sepse çdo gjë që nuk na vret vetëm na forcon dhe kjo që po ndodh Shqipërinë do nxjerri më të fortë.
