Lajme Zone
Rama kundër Ramës/ “Nuk duam të vijmë në qeveri për të kapur shtetin” – Çfarë premtonte kryeministri dhe realiteti i 13 viteve pushtet (VIDEO)
PolitikëBalkanWeb

Rama kundër Ramës/ “Nuk duam të vijmë në qeveri për të kapur shtetin” – Çfarë premtonte kryeministri dhe realiteti i 13 viteve pushtet (VIDEO)

Në ditën e 90-të të protestave të pandërprera kundër ekzekutivit, premtimet e kryeministrit Edi Rama vite më parë vijojnë të bëjnë bujë, duke bërë kontrastin me realitetin dhe bilancin e viteve të pushtetit.

Në ditën e 90-të të protestave të pandërprera kundër ekzekutivit, premtimet e kryeministrit Edi Rama vite më parë vijojnë të bëjnë bujë, duke bërë kontrastin me realitetin dhe bilancin e viteve të pushtetit. Dikur, Edi Rama deklaronte publikisht se ardhja e tij në pushtet nuk bëhej me synimin për të kapur institucionet apo shtetin. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) Sot, pas 13 viteve në drejtimin e vendit, protestuesit dhe kritikët theksojnë se realiteti është krejt ndryshe nga çfarë u premtua, duke e akuzuar atë për centralizim të pushtetit dhe kapje të institucioneve të pavarura. Në këtë sfond pakënaqësie, tubimet kundër kryeministrit dhe kabinetit të tij kanë arritur sot ditën e 90-të radhazi. Qytetarët po vijojnë qëndresën e tyre pa ndërprerje në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar llogaridhënie dhe largimin e qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb