Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një forumi ndërkombëtar në Itali. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe politikën e zgjerimit të BE-së. Sipas pretendimeve të Berishës Rama po përpiqet t’ia atribuojë Europës përgjegjësinë për vonesat në procesin e integrimit, ndërsa e lidh situatën në Shqipëri me qeverisjen e tij dhe me atë që e cilëson si “narkoshtet”. Ndër të tjera Berisha përsërit se kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian është largimi i kryeministrit Edi Rama. LEXO EDHE:Zjarret në Shqipëri, Ambasadorja Moreira de Sousa: BE, gati të mbështesë në përballimin e situatave të tilla “Rama: ‘I besoj shumë Europës’, por në fakt i beson shumë Lubisë dhe drogës! Miq, i pranishëm në një forum ndërkombëtar në Itali, Edi Rama i diskretituar në shkallë ekstreme zgjodhi si moto të fjalës së tij “fajn e ka Europa” pse Shqipëria nuk hyn siç mashtroi ai në vitin 2027 në BE. Madje për politikën e zgjerimit të BE ai tha se duhet të falenderojnë Putinin në një kohë që politika e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është e sanksionuar në dokumenta themelore të BE që nga Samiti i Selanikut e në vazhdim, pra shumë vite para agresionit rus ndaj Ukrainës. Në fakt ai mund të falenderojë sa të dojë Putinin, por fajn nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët, fajin e ka vetë ai, Ramaduro, që ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri dhe avancimin e sigurt”, shkroi Berisha në një postim në rrjetet sociale. Foto: Postimi i Sali Berishës në Facebook Xh.K/Shqiptarja.com TAG: edi rama sali berisha integrimi ne be PD Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.1% Nuk e di 4.3% Vota total: 3913 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

