Lajme Zone
Rama kërkoi dialog, por u fsheh pas zyrtares së kryeministrisë, studentët "e masakrojnë"
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama kërkoi dialog, por u fsheh pas zyrtares së kryeministrisë, studentët "e masakrojnë"

Kreu i qeverisë, Edi Rama u ofroi studentëve dialog sot përmes karrigeve të vendosura para Kryeministrisë, por kur protestuesit kërkuan përgjigje për dhunën policore dhe këmbëngulën te dorëheqja e tij, përballë tyre doli përfaqësuesja e kryeministrit, Manjola Hasa. Studentët ia bënë të qartë Hases se kërkesa për dorëheqjen e Ramës është e panegociueshme, ndërsa e pyetën nëse i kishte parë pamjet e

Kreu i qeverisë, Edi Rama u ofroi studentëve dialog sot përmes karrigeve të vendosura para Kryeministrisë, por kur protestuesit kërkuan përgjigje për dhunën policore dhe këmbëngulën te dorëheqja e tij, përballë tyre doli përfaqësuesja e kryeministrit, Manjola Hasa. Studentët ia bënë të qartë Hases se kërkesa për dorëheqjen e Ramës është e panegociueshme, ndërsa e pyetën nëse i kishte parë pamjet e dhunës ndaj të rinjve gjatë protestave. Përballë kordonit policor, flamujt kuq e zi shoqëruan qëndrimin e protestuesve, të cilët refuzojnë ta shohin dialogun si alternativë ndaj largimit të kryeministrit.

Kështu, ftesa e Ramës për dialog u përball me një kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë nga studentët, ndërsa kryeministri nuk doli vetë për t’u përballur me ta dhe komunikimi u zhvillua përmes përfaqësueses së tij.

Ndërkohë, sot në krah të studentëve kanë dalë edhe pedagogët, të cilët kanë zhvilluar një marshim paqësor në shenjë solidariteti me të rinjtë. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i kërkoi Ramës dorëheqjen dhe një zgjidhje politike për situatën e krijuar, duke dënuar dhunën policore ndaj protestuesve. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm