Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se forcat speciale RENEA do të vijojnë të angazhohen në situatat e tensionuara gjatë protestave, ndërsa deklaroi se do të shtohet presioni ndaj personave të maskuar që përfshihen në përplasjet me policinë. Gjatë deklaratës së tij, Rama justifikoi përdorimin e plumbave të gomës nga efektivët, duke pretenduar se një prej tyre ishte goditur me një zar çeliku dhe se një tjetër ishte dëmtuar në nofull. Sipas kryeministrit, situata gjatë protestave nuk mund të trajtohet si një aktivitet sportiv, pasi efektivët përballen me kërcënime. “U gjuajtën me plumb gome sepse efektivi mori zarin e çelikut dhe iu ça nofulla tjetrit dhe shoku në krah e largoi. Nuk bëhet balet aty apo luhet futboll dhe merr faull. RENEA ka detyre të dalë kur ka kërcënim. Del edhe kur luhet ndeshja Shqipëri-Serbi. Doli dhe do të dalë, nuk diskutohet. Do të shtrëngohet rrethoi ndaj atyre me maska, e ka edhe ligji që nuk mund të fshehësh identitetit”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
