Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar hapur kryeministrin Edi Rama se po ushtron dhunë policore ndaj studentëve që protestojnë për të drejtat e tyre. Berisha duke iu drejtuar me mesazh studentëve, pedagogëve dhe gjithë popullit shqiptar, denoncoi se si një grup personash gjoja protestues, që dolën nga Ministria e Brendshme, kishin plan të sulmonin bizneset, ndërsa plani sipas tij u prish nga mediat që dokumentuan me pamje këtë fakt. “Një grup personash me dopio maskash u filmuan dje duke dalë nga ministria e brendshme me fytyrë të mbuluar me maskë të zezë, dhe maskën tjetër, duke thirrur Rama në burg dhe më pas për të mësyrë dhe sulmuar bizneset. Ishte meritë e mediave që kapën në flagrancë këtë grup terrorist që u lëshuan nga ambientet e ministrisë së Brendshme, që e parandaloi tragjedinë e stisur nga Rama. Ftoj qytetarët që të bashkohen sot me studentët, kundër padrinos së pushtetit. Zgjidhja është; Rama jep dorëheqjen”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Berisha rama
