Në një intervistë në “News24”, Dorian Teliti foli për zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur kryesisht te reforma territoriale dhe protesta. Ai tha se reforma territoriale nuk i jep zgjidhje problematikeve dhe as nuk i jep zgjidhje shpopullimit të vendit. Sipas tij edhe gjithë kjo nismë ‘përfi në një iniciativë personale të kryeministrit’. Me modelin e ri të propozuar nga Partia Socialiste, Teliti tha se gjendja do të përkeqësohet. “Autoriteti i e qeverisje qendrore i trajton kryetarët e bashkive si dele. Ata kryetar bashkish kanë autoritetin e tyre sepse zyrtarisht janë të zgjedhur të qytetarëve. Kryeministri u tërheq veshin sikur të jenë ushtar partie dhe kjo tregon edhe sjelljen e qartë të pushtetit qendror. Pushteti vendor është përdorur nga mazhoranca si zyra vendore e punësimit”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: dorian teliti PD PS
