Lajme Zone
Rama i ftoi për dialog/ Shehaj thirrje protestuesve: Mos pranoni negociata! Mos tradhtoni kauzën e protestuesve
PolitikëBalkanWeb

Rama i ftoi për dialog/ Shehaj thirrje protestuesve: Mos pranoni negociata! Mos tradhtoni kauzën e protestuesve

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dalë me një thirrje për protestuesit pas ftesës që atyre u bëri kryeministri Edi Rama për dialog, në ditën e gjashtë të revoltës.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dalë me një thirrje për protestuesit pas ftesës që atyre u bëri kryeministri Edi Rama për dialog, në ditën e gjashtë të revoltës. Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Shehaj u kërkon studentëve të mos pranojnë asnjë negociatë me Ramën. Sipas kreut të Mundësia, kushdo që ulet me Ramën për negociata “tradhton kauzën e studentëve”. E vetmja zgjidhje për situatën e krijuar thekson Shehaj, është largimi i Edi Ramës pa kushte nga zyra e kryeministrit. “Kushdo që ulet me Edi Ramën, kushdo që bën negociata me Edi Ramën, tradhton kauzën e protestuesve, e studentëve. Edi Rama duhet të largohet sepse ka dhunuar të ardhmen, ka dhunuar rininë, ka vjedhur Shqipërinë, iu ka vjedhur të ardhmen shqiptarëve. Duhet të largohet menjëherë”, shprehet Shehaj. REAGIMI I PLOTE: Kam një thirrje për të gjithë protestuesit: Mos pranoni asnjë negociatë me Edi Ramën. Në asnjë mënyrë nuk duhet të uleni në tryezë me Edi Ramën.

Edi Rama duhet të largohet, pasi provoi me zarin e tij Presidentin e Republikës, Edi Rama iu ka bërë thirrje sot qytetarëve për dialog. Edi Rama duhet të largohet pa kushte.

Kushdo që ulet me Edi Ramën, kushdo që bën negociata me Edi Ramën, tradhton kauzën e protestuesve, e studentëve. Edi Rama duhet të largohet sepse ka dhunuar të ardhmen, ka dhunuar rininë, ka vjedhur Shqipërinë, iu ka vjedhur të ardhmen shqiptarëve. Duhet të largohet menjëherë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb