Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

“Rama i dha kompanisë së tij 40 mln euro” Berisha: Yeffet, Agasi, Balluku dhe Hyseni kanë kontrolluar gjithçka në Shqipëri


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar kontrollet e ushtruara një ditë më parë nga SPAK në banesën dhe zyrat e biznesmenit izraelit Ron Yeffet, si edhe te persona të tjerë të lidhur me kompaninë shtetërore KAYO.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar kontrollet e ushtruara një ditë më parë nga SPAK në banesën dhe zyrat e biznesmenit izraelit Ron Yeffet, si edhe te persona të tjerë të lidhur me kompaninë shtetërore KAYO. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha ngriti akuza ndaj Yeffet, Ergys Agasit, Belinda Ballukut dhe ish-kryetares së SHISH, Vlora Hyseni, duke pretenduar se ata kanë pasur ndikim të gjerë mbi institucionet dhe aktivitetet në vend. Sipas Berishës, një nga çështjet që ai e konsideron si më problematike lidhet me financimin e kompanisë KAYO. Ai pretendoi se qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë 40 milionë euro për blerjen e automjeteve, të cilat, sipas tij, janë blerë nga vetë shteti shqiptar. “Ne informojmë non stop aleatët tanë. E vërteta është që Ron Yeffet, në bashkëpunim me Ergys Agasin, Belinda Ballukun dhe Vlora Hysenin ka kontrolluar gjithçka në këtë vend”, deklaroi Berisha. Ai vijoi me pretendimin se skema lidhet edhe me mënyrën se si janë përdorur fondet publike për blerjen e automjeteve.

“Edi Rama i ka dhënë kësaj kompanie 40 milionë euro, kompanisë së Yeffet, Ardi Veliut dhe zonjës Puca. Kanë blerë makina të cilat i ka blerë po qeveria shqiptare. Japin paratë, blejnë paratë, dhe makinat e blera ia shesin Edi Ramës. Ndajnë paratë me Edi Ramën prapë. Nuk ka skemë më korruptive se sa kjo”, tha kryedemokrati.

Berisha u pyet gjithashtu se çfarë qëndrimi do të mbajë Partia Demokratike në rast se mazhoranca miraton Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore pa konsensusin e opozitës.

Për këtë çështje, përgjigjja e kreut të PD-së ishte e shkurtër: “Protesta, protesta dhe vetëm protesta”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb