Një moment i papritur dhe humoristik ka tërhequr vëmendjen në Berlin, ku kryeministri Edi Rama ka surprizuar me një përqafim nga pas homologun e tij belg, Bart De Wever, në prag të takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” për Ukrainën. Ngjarja u regjistrua në ambientet e Kancelarisë Federale Gjermane, ku liderët evropianë po mblidheshin për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë, mbështetjen për Kievin dhe të ardhmen e sigurisë evropiane. LEXO edhe...Samiti me Xi e Putin/ Shpalli fitore, Trump kthehet duarbosh në SHBA! ‘Pikë’ për imazhin, por Ukraina dhe çështjet globale mbeten pa zgjidhje Teksa kryeministri belg, Bart De Wever, po jepte një deklaratë para mediave, kryeministri Edi Rama iu afrua papritur nga pas dhe e përqafoi, duke e surprizuar me këtë përshëndetje të pazakontë. "Shqiptari do të jetë aty. Ai gjithmonë vjen nga prapa",-dëgjohet të komentojë me humor kryeministri belg, sipas videos së publikuar nga incidenti. Mes atmosferës diplomatike dhe diskutimeve mbi të ardhmen e sigurisë evropiane, përqafimi spontan i Ramës dhe komenti humoristik i De Wever ishin një nga momentet më karakteristike nga prapaskenat e Samitit. A.C/K.C/ReportTv.al edi rama Bart De Wever Berlin Koalicioni i Vullnetmirëve ukraine Komento Komente Vlora 97: 19/11/2026 22:48 Ai duket qarte qe eshte bezdisur Përgjigju Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 62% Jo 29.2% Nuk e di 8.8% Vota total: 1752 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
