Deputeti i PD, Luciano Boçi përmes një postimi publik akuzon qeverinë Rama për përjashtimin e Shkodrës dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi” nga nisma për hapjen e katër universiteteve të reja. Boçi e cilëson vendimin hakmarrje politike, duke akuzuar Ramën se favorizon zonat dhe institucionet që i qëndrojnë pranë pushtetit. LEXO edhe...Sfida më e madhe e tranzicionit? Rama: Ëndrra e Bashkimit Europian bën diferencën (VIDEO) Reagimi i plotë: Urrejtja e Ramës për Shkodrën s’ka as kufij universitarë Rama shpall katër universitete të reja, ndërsa Shkodrën dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” i lë jashtë vëmendjes. Ky anashkalim mban vulën e hakmarrjes politike ndaj një qyteti që nuk i është nënshtruar. Për Ramën, edhe dija duhet të kalojë provën e besnikërisë ndaj pushtetit. Investimet kthehen në favore, ndërsa përjashtimi në ndëshkim. Shkodra, që i ka dhënë Shqipërisë arsim, kulturë dhe mendim të lirë, nuk ka nevojë për lejen e Ramës që të ketë të ardhme, sepse ia ka dalë gjithmonë stuhive dhe sfidave të historisë, falë qytetarisë së saj. Paratë publike nuk janë pronë e tij. Universiteti i Shkodrës nuk është peng i inateve dhe paranojave halucinante nokturne të një kryeministri të marrë fund. Shkodra do dijë t’ia japë përgjigjen këtij poturexhiu antiintelktual! Xh.K/ReportTv.al luçiano boçi edi rama universiteti i shkodres PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6809 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

