Eksperti i sigurisë Ilir Kulla komentoi në emisionin Zonë e Lirë deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që bëri sot një “gjyq publik” për disa protestues, duke nxjerrë vepra penale që protestuesit mund të kenë kryer. Kulla u shpreh se nuk e di nëse veprimi i kryeministrit është i ligjshëm. Shtoi se këtë realitet për rininë dhe popullsinë në tërësi e ka nxitur vetë kreu i qeverisë Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha. Kjo, sepse vendi nuk ka as kinema e as teatro dhe veprimtaritë kryesore me të cilën merren njerëzit janë krimet. Për Kullën, Rama kreu një veprim politik teksa pështyu lart dhe i ra në tokë. Ilir Kulla: Kryeministri Rama ka bërë një veprim politik, që të pështysh lart e i ra mbi kokë. Edi Rama ka mbi 13 vite në pushtet, aq sa të rinjtë sot janë rritur me Ramën në pushtet.
Edhe nëse kanë pirë hashash disa shqiptarë, këtë e ka prodhuar politika. Kjo vjen për shkak të mungesës së shtetit, sepse nuk ka kinema, nuk ka teatro dhe këtu është problemi. Edi Rama dhe Berisha e kanë krijuar këtë realitet dhe është arsyeja se përse protestuesit thërrasin Rama në burg e Berisha në burg.
Nuk e di nëse është e ligjshme ajo që bëri kryeministri. Rama tregoi me duart e veta se çfarë ka gatuar prej kohësh. Këtë me nder m…të madh kanë prodhuar të dy, edhe Edi Rama edhe Sali Berisha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ilir kulla
