Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama fton sërish protestuesit për dialog pavarësisht refuzimeve, 'sofra e gurtë' vendoset para Kryeministrisë (VIDEO)


Ashtu si çdo mëngjes, edhe këtë të shtunë, kreu i qeverisë i ftoi sërish në bisedime. Përpara godinës së kryeministrisë, vendosi sërish sofrën e gurtë, mbi të cilën disa letra me mbishkrimin ‘dialog’.

Protestuesit i kanë refuzuar në vazhdimësi ftesat e kryeministrit Edi Rama për tu ulur në dialog me ta, e për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Megjithatë, ashtu si çdo mëngjes, edhe këtë të shtunë, kreu i qeverisë i ftoi sërish në bisedime. Përpara godinës së kryeministrisë, vendosi sërish sofrën e gurtë, mbi të cilën disa letra me mbishkrimin ‘dialog’. LEXO edhe...Kundërshtoi dhunën në protesta, Kostana Morava kallëzim në polici: Persona publikë dhe llogari që më kanë kërcënuar e fyer do të përgjigjen para ligjit (VIDEO) "Mirëmëngjes", shkruan Rama krah videos së postuar. Shefi i mazhorancës e ka ndarë dhunën në protestë, për të cilën shprehet se është nën ndikimin e forca të huaja, nga pjesa e studentëve apo qytetarëve, që mund të kenë shqetësime konkrete që duhen dëgjuar. Për të frenuar dhunën në protesta, qeveria ka paraqitur një paketë e cila ka si synim ashpërsimin e masave, gjobave e dënimeve për protestuesit e dhunshëm dhe ata që i mbështesin ata. Gjatë ditëve të fundit, intensiteti i tubimeve dhe pjesëmarrja e qytetarëve në protestë ka rënë ndjeshëm dhe në bulevard ka pasur vetëm një grup të vogël njerëzish. Xh.K/ReportTv.al edi rama protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.7% Jo 41.2% Nuk e di 9.1% Vota total: 449 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?