Lajme Zone
Rama foli për shkarkime arbitrare, ja drejtorët për të cilët Veliaj firmosi largimin nga puna! Drejtoresha e Kopshteve, kreu i IMT dhe drejtoresha e policisë bashkiake (DOKUMENTET)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Rama foli për shkarkime arbitrare, ja drejtorët për të cilët Veliaj firmosi largimin nga puna! Drejtoresha e Kopshteve, kreu i IMT dhe drejtoresha e policisë bashkiake (DOKUMENTET)

Kryeministri Rama foli sot për shkarkime skandaloze në Bashkinë e Tiranës, me urdhër të Veliajt, pasi sipas tij nuk i kanë bërë “like” dhe “share” postimeve të kryebashkiakut. Shqiptarja.com ka siguruar urdhrat e firmosur nga Veliaj për 2 prej drejtorëve më të rëndësishëm në bashki. Vetëm ditën e djeshme, 20 nëntor, Kryetari i Bashkisë Veliaj ka shkarkuar Zhaneta Beqirin, drejtoreshë e Përgjithshm

Kryeministri Rama foli sot për shkarkime skandaloze në Bashkinë e Tiranës, me urdhër të Veliajt, pasi sipas tij nuk i kanë bërë “like” dhe “share” postimeve të kryebashkiakut. Shqiptarja.com ka siguruar urdhrat e firmosur nga Veliaj për 2 prej drejtorëve më të rëndësishëm në bashki. Vetëm ditën e djeshme, 20 nëntor, Kryetari i Bashkisë Veliaj ka shkarkuar Zhaneta Beqirin, drejtoreshë e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve si dhe Rigers Sheqerin, i cili mbante detyrën e kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT). LEXO edhe...Lorenc Vangjeli: Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond Për Beqirin sipas burimeve nga Bashkia ka një raport të Kontrolli të Lartë të Shtetit, i cili rekomandon kryetarit të shqyrtoj masë ndaj saj. Ndërkohë që Sheqeri ka qenë një prej personave që ka mbrojtur selinë e PS me shkopinj në duar kundër protestuesve të dhunshëm. Por emri që përmendi Kryeministri Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste ishte ai i Elona Lalajt, drejtoreshë e Policisë Bashkiake. Për të raportohet se është në proces largimi nga detyra. “Po si mund largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si dhe të tjera e të tjerë, drejtues dhe punonjës në hierarkinë e bashkisë së Tiranës, pse nuk u bëjnë like e share dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?”, tha Rama. Urdhri për shkarkimin e kreut të IMT-së së Tiranës Urdhri për shkarkimin e drejtoreshës së Çerdheve dhe Kopshteve SI.E./K.T./ReportTv.al lufta veliaj rama edi rama Elona Lalaj Zhaneta Beqiri tirane erion veliaj bashkia tirane rigers sheqeri Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72.2% Protesta 22.2% Asnjëra 5.6% Vota total: 853 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?