Lajme Zone
Rama flet sërish për dorë të huaj në protestën studentore
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Rama flet sërish për dorë të huaj në protestën studentore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat, duke premtuar dëmshpërblimin e bizneseve të vogla që kanë pësuar dëme gjatë tubimeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se 10 grupe të administratës tatimore do të dalin në terren në Tiranë për të verifikuar dëmet, ndërsa në platformën e-Albania do të krijohet një hapësirë e posaçme me emrin “Dëmi im”, ku subjektet mund të regjistrojnë dëmet dhe të ngarkojnë dokumentacionin përkatës.

Rama u shpreh se pas verifikimit të rasteve dhe përpilimit të një regjistri të dëmeve, qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të prekura. Ai theksoi se do të mbështeten familjet që kanë humbur pasurinë si pasojë e akteve të dhunës, duke garantuar se procesi do të përfshijë shqyrtimin e dokumenteve, faturave dhe të dhënave të tjera që vërtetojnë dëmet e shkaktuara.

Kreu i qeverisë iu drejtua edhe studentëve dhe të rinjve që kanë dalë në protesta, duke deklaruar se zëri i tyre do të dëgjohet me respekt. Megjithatë, Rama theksoi se nuk do të lejojë që siguria e qytetarëve të vihet në rrezik, duke nënvizuar se përgjegjësia e tij është mbrojtja e qytetarëve dhe garantimi i drejtësisë, ndërsa qeveria do të vijojë punën për realizimin e objektivave të saj.