Lajme Zone
Rama: Elementë të dukshëm akuzash për abuzim në dosjen e SPAK për inceneratorët
PolitikëCNA

Rama: Elementë të dukshëm akuzash për abuzim në dosjen e SPAK për inceneratorët

Kryeministri Edi Rama tha sot se në dosjen e Prokurorisë s...

Kryeministri Edi Rama tha sot se në dosjen e Prokurorisë së Posaçme për hetimet lidhur me inceneratorët, ka elementë të dukshëm të akuzave për abuzim. Siç theksoi Rama në një intervistë, elementët lidhen me akuza konkrete, ndërsa u shpreh se nuk mund të veprojë vetëm bazuar mbi to për të mos vendosur dikë në detyrë ose për të shkarkuar dikë nga detyra. “Deri tani s’kam parë ndonjë dorë në buxhetin e shtetit të provuar në gjyq me fakte; akuza po, disa elementë shumë të dukshëm abuzimi për mua dhe për ne në dosjen e sjellë nga SPAK-u për inceneratorët, po, por në buxhet të shtetit ende nuk kam parë ndonjë gjë domethënëse. Po të nisem nga akuzat dhe t’i përdor si argument për të mos e vendosur dikë në detyrë apo ta shkarkoj direkt, duhej të shkarkoja veten time nga mëngjesi deri në darkë, aq shumë sa më akuzojnë mua. Dhe kjo më ka bërë të besoj se edhe të tjerët akuzohen padrejtësisht si unë”,-tha Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.