Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha u shpreh se seanca e së nesërmes është një çështje e rëndësishme , referuar edhe Reformës Territoriale. Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk i kurseu kritikat ndaj Edi Ramës duke thënë se qëllimi i tij është të garantojë karrigen në pushtet. “Kryefjala e sotme është seanca parlamentare e nesërme në të cilën në mënyrën më kriminale Edi Rama ekzekuton për hir të karriges së tij 15 bashki dhe redukton në këtë mënyrë në 41 njësi të qeverisjes vendore në mbarë vendin, në një vend me më malor sa i përket sipërfaqes së mbuluar nga malet se çdo vend tjetër në Europë. Kjo politikë shpopullimi në funksion të pushtetit të tij, kryekëput funksion elektoral, pa asnjë kriter është një akt shumë i rëndë. Është një armiqësi e hapur ndaj banorëve që kanë reaguar kundër këtij projekti. Nesër nga mbarë Shqipëria të gjithë bashkohen në protestë”, tha Berisha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

