Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama duhet të mbajë përgjegjësi, ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme”, aktivisti: Protesta duhet të shkojë drejt zgjidhjes me ide dhe propozime! Regjimit i ka ardhur fundi


Në protestën e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një prej aktivistëve kërkoi që kryeministri të mbajë përgjegjësi për situatën në vend, duke ngritur akuza për korrupsion dhe krim të organizuar.

Në protestën e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një prej aktivistëve kërkoi që kryeministri të mbajë përgjegjësi për situatën në vend, duke ngritur akuza për korrupsion dhe krim të organizuar. Sipas tij, protesta nuk duhet të kufizohet vetëm te denoncimi, por duhet të shoqërohet me ide dhe propozime konkrete për ndryshimin e situatës. Protestuesi kërkoi gjithashtu ndryshime kushtetuese dhe tha se duhet të ketë një rol më të madh të institucioneve në shqyrtimin e situatës politike. Ai deklaroi se qëndresa duhet të vijojë edhe përmes ideve dhe propozimeve, ndërsa shtoi se protesta, sipas tij, i ka afruar fundit të asaj që e cilësoi si “sistem të kalbur”. “Ky kryeministër i cili nuk mund të mbulojë dështimet e veta, duhet të jepte llogari dhe duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha dështimet. Për gjendjen e vendit kaq të rëndë. Duhet të mbajë përgjegjësi për korrupsionin dhe krimin e organizuar të bërë njësh me shtetin. Kjo protestë tashmë duhet të shkojë te zgjidhja, nuk mund të jemi këtu vetëm për të akuzuar, por t’i tregojnë se ne mund ta bëjmë dhe mund ta bëjmë më mirë se këta. Këtë mund ta bëjmë vetëm duke shpalosur propozime e ide. Dhe qëndresa duhet të jetë edhe me ide përpara Parlamenti, Gjykatës Kushtetuese që duhet të marrë në shqyrtim këtë Parlament që është jashtë orbitës së sovranit. Është e nevojshme të kemi ndryshime kushtetuese”, tha aktivisti në revoltën e 127 kundër Ramës.

Ai po ashtu tha se protesta i ka afruar fundin sistemit të kalbur. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta