Lajme Zone
Rama dhe Berisha, dy zjarrvënësit e kauzës së studentëve
PolitikëPamfleti

Rama dhe Berisha, dy zjarrvënësit e kauzës së studentëve

Marrëveshjet dhe këmbimet e interesave politike e ekonomike mes Ramës dhe Berishës gjatë dy dekadave kanë krijuar bindjen se ata përfaqësojnë dy kokat e sistemit që mban gjallë tranzicionin, korrupsionin, rrjetin oligarkik dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar.

Foto Pamfleti / Radikalizimi i protestës u shërben dy xhaketave të vjetra për ta zhvendosur vëmendjen nga kërkesa që i bashkon studentët dhe qytetarët: largimi i të dyve nga politika. Kauza e protestës së flamingove, së cilës iu bashkuan studentët dhe gjimnazistët duke i dhënë energji dhe masivitet, kërkon largimin e qeverisë dhe të klasës së vjetër politike, si dhe përballjen e Edi Ramës dhe Sali Berishës me drejtësinë.

Marrëveshjet dhe këmbimet e interesave politike e ekonomike mes Ramës dhe Berishës gjatë dy dekadave kanë krijuar bindjen se ata përfaqësojnë dy kokat e sistemit që mban gjallë tranzicionin, korrupsionin, rrjetin oligarkik dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar.

Këtu lind një pyetje e arsyeshme: a kanë Rama dhe Berisha interes të përbashkët që protesta të radikalizohet dhe të zhytet në dhunë, për t’i hequr asaj kauzën kryesore, largimin e tyre nga politika?

Gjatë 135 ditëve të protestës, flamingot nuk këputën asnjë lule. Bashkimi i studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve në Tiranë e qytete të tjera e ndryshoi përmasën e lëvizjes dhe vuri nën presion dy sunduesit e politikës shqiptare.

Edi Rama e shpërfilli dhe e përqeshi publikisht protestën e flamingove. Në prapaskenë tentoi ta kapte dhe ta dobësonte përmes patronazhistëve, joshjes së personave që i kishte identifikuar si drejtues dhe arrestimeve të protestuesve.

Sali Berisha e sulmoi drejtpërdrejt protestën që në javën e parë. Ai i quajti pjesëmarrësit të paguar nga Sorosi, Edi Rama, oligarkët, armiqtë e PD-së, të Shqipërisë dhe të familjes së presidentit Trump.

Gjatë katër muajve e gjysmë që pasuan, Berisha tentoi, ashtu si Rama, të merrte mikrofonin dhe drejtimin e protestës. Ai aktivizoi deputetë, ish-ministra, ish-drejtorë, militantë dhe njerëz të fortë pranë kupolës së PD-së.

Përpjekjet e Ramës dhe Berishës kanë pasur të njëjtin qëllim: asfiksimin e protestës, sidomos pasi asaj iu bashkuan studentë, gjimnazistë dhe qytetarë në disa qytete.

Rama e tregoi këtë synim përmes dhunës policore. Ndërhyrja nuk i frikësoi protestuesit. Rezistenca e tyre, heshtja e kryeministrit gjatë dy ditëve të para dhe dalja e tij e mëvonshme me ofertën për takim dëshmuan se qeveria nuk e kishte situatën nën kontroll.

Berisha përdori një metodë tjetër. Ai dërgoi deputetët e PD-së për të marrë drejtimin e protestës. Dyshimet për futjen mes studentëve të grupeve të dhunshme, militantëve dhe personave të lidhur me interesa politike kërkojnë hetim. Dhuna dhe shkatërrimet i shërbejnë degradimit të kauzës dhe krijojnë përshtypjen se flamingot dhe studentët përfaqësojnë anarkinë.

Metodat ndryshojnë, por interesi politik bashkohet. Rama dhe Berisha përfitojnë nga përshkallëzimi i kaosit, sepse mund t’u thonë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë se protestat nuk kërkojnë largimin e tyre nga politika, por përbëjnë një operacion destabilizues të grupeve dhe shërbimeve të huaja.

Përplasja dhe vandalizmi zhvendosin vëmendjen nga kërkesat për arsimin, korrupsionin dhe përgjegjësinë e qeverisë. Ato largojnë vëmendjen edhe nga përgjegjësia e opozitës së vjetër për korrupsionin gjatë viteve kur qeveriste.

Në këtë skenar, Sali Berisha përpiqet të marrë rolin e “engjëllit” që do të rikthehet në pushtet pas largimit të Edi Ramës. Ky rol do ta kthente në garant të paprekshmërisë së klanit Rama dhe në vazhdues të bashkëpushtetit që të dy kanë ushtruar mbi politikën shqiptare./Pamfletirama dhe berisha dy zjarrvënësit e kauzës së studentëve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “O Sali, mjaft i mbushe çantat e deputeteve me bombola zjarri”, Balla-Berishës: Nuk e djeg dot më Shqipërinë 16 Tetor 2026, 12:2312:23Politike Revolta e një brezi që nuk sheh më të ardhme në Shqipëri 16 Tetor 2026, 12:0412:04Politike Sulmi te konviktet në ‘Qytet Studenti’, Koçeku ngre dyshime: Nuk ishin studentë, por një sulm i orkestruar për të ngjallur frikë 16 Tetor 2026, 10:2010:20Politike Shqipëria në gjendje 'lufte', Rama bën ‘inspektorin’ nga rrënojat: Durim, kjo flamë është e duarve të huaja! 16 Tetor 2026, 08:0508:05Politike Ahmetaj: Protesta do të shkojë drejt çlirimit të vendit nga narkoshteti, Rama ka tejkaluar fundin e ciklit të tij 15 Tetor 2026, 21:1421:14Politike “Rama dhe Berisha në burg”, studentët tronditin politikën shqiptare; media gjermane: Të rinjtë nuk duan asnjërin 15 Tetor 2026, 20:2620:26Politike