Më 11 shtator 2026, kryeministri firmosi vendimin që i jep shoqërisë 'Omnix Albania' 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit, ku ortak është Shkëlqim Beshiri, i njohur si 'prestanome' i Shkëlzen Berishës dhe 'lavatriçe' e miliardave të tij. Përveç tokës me kontratë '1 Euro', projekti përfshin 81 mijë m² plazh publik falas për 30 vjet... Këtë të premte, në ditën "Prezenca Besnike" të PS-së, Edi Rama dha provën e radhës së besës me Sali Berishën për qoka reciproke: njëri duke i dhënë leje ndërtimi e toka publike, ndërsa tjetri duke firmosur marrëveshjet në favor të pushtetit.
Fakti është ky: Në mbledhjen e datës 11 shtator 2026, kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin e veçantë, me objekt:
Vënia në dispozicion e pasurive të paluajtshme shtetërore nr. 178/44, nr. 152/43 dhe nr. 182, në Zonën Kadastrale 1522 të Bashkisë Durrës, me sipërfaqe 90 mijë e 30 m², dhënë shoqërisë "Omnix Albania", për investimin strategjik në fushën e turizmit. Këto 3 parcela toke shtetërore me sipërfaqe totale 9 hektarë ndodhen në zonën bregdetare të Draçit në Gjirin e Lalëzit, ku Komiteti i Investimeve Strategjike kanë dhënë lejen për ndërtimin e një resorti nga shoqëria "Omnix Albania".
Ortake në këtë grup ndërtimi dhe investitore e pronare në resortin që Edi Rama i ka dhuruar tokë shteti në bregdetin e Lalëzit është dhe kompania "Klar" sh.p.k., një prej klienteve të preferuara gjatë pushtetit të PD-së e prej 13 vitesh pushtet të PS-së.
Pronar i kësaj kompanie në dokumenta figuron Shkëlqim Beshiri, i njohur si "prestanome" i Shkëlzen Berishës për pastrimin e parave të zeza të tij në kulla, pallate e resorte, me lejet e ndërtimit dhe tokat shtetërore që Edi Rama vazhdon t'i japë familjes "Berisha".
Në listën e qokave për ndërtuesin Shkëlqim Beshiri, që është maska dhe "lavatriçja" e miliardave të Shkëlzen Berishës, është shtuar leje e ndërtimit dhe 9 hektarë tokë shteti në bregdetin e Lalëzit, dhënë për resort me kontratë "1 Euro", shoqëruar me 81 mijë m² plazh publik falas për 30 vjet.
Fondi i financimit të resortit është 216 milionë euro, për të cilat ndërtuesi Shkëlqim Beshiri i Shkëlzen Berishës duhet të deklarojë burimin e pjesës së investimit që i përket atij si ortak bashkë-investues; sepse nuk ka deklaruar as milionat për ndërtimin e kullës te lulishtja e Pallatit të Kongreseve, dhënë leja nga Edi Rama.
Për resortin në bregdetin e Lalëzit, kompania "Omnix Albania" ka marrë statusin "Investitor Strategjik" me Vendim Nr. 22/9, qysh në datën 18 korrik 2022. Me këtë vendim, projekti i resortit përfshin një sipërfaqe totale 23.5 ha tokë; nga e cila 14.5 ha është deklaruar pronë private nga Beshiri etj.; por ka dyshime për dokumente kadastrale false, ndërsa 9 ha tokë ia dha Edi Rama me kontratë "1 Euro" plus 8.1 hektarë plazh falas.
Por edhe brenda këtij favori për familjen "Berisha", është ky skandal i qeverisë: Me ligj, pasuritë shtetërore që u dhurohen privatëve me "Kontrata 1 Euro" duhet të jepen vetëm nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Ndërsa për tokën 9 ha dhe 8.1 ha plazh, që iu dhurua "prestanomes" së Shkëlzen Berishës për resortin në Lalëz, propozimin e bëri ministri i Turizmit, Kulturës e Sporteve, Blendi Gonxhe; ky tipi që aktron sikur gjoja e ka "armik" Sali Berishën./Pamfleti
© Copyright Pamfleti
Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.
Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi.rama- berisha shkëlzen berisha shkëlqim beshiri omnix omnix1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Dokumenti/ 5 ditë para dorëheqjes, Edi Rama e "zhveshi" ministren Evis Sala nga kompetencat e emërim-shkarkimit të drejtuesve 12 Shtator 2026, 10:5010:50Anti-Mafia Ron Yeffet i Edi Ramës si Damir Faslliç i Berishës: Delvina dhe TEC-i i Vlorës, pazari i ri i Edi Ramës me izraelitin 11 Shtator 2026, 17:1317:13Anti-Mafia Dy 'koordinatorët' e Ramës: Ron Yeffet hap fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit 11 Shtator 2026, 12:1112:11Anti-Mafia Ahmetaj tha “ndiqni paratë”/ Si i shpëtoi dosjes së inceneratorëve biznesmeni Helidon Begaj? 10 Shtator 2026, 12:2012:20Anti-Mafia I gjithë shteti në duart e miqve të dyshimtë të Edi Ramës: Wasim Said Mohd Al Mraqtan ka monopolin e pasaportave dhe jo vetëm 9 Shtator 2026, 13:0613:06Anti-Mafia Ron Yeffet në përgjim: Kush e pajtoi për “punët e zeza” dhe pse SPAK-u nuk mund të bëjë të shurdhrin 9 Shtator 2026, 11:2111:21Anti-Mafia

