Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama bën thirrje për dialog pas protestave të dhunshme, Bardhi e krahason me Lukashenkon: Diktatorët kërkojnë kohë, jo zgjidhje (VIDEO)


Sipas deputetit demokrat, ftesat për dialog nuk kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve, por fitimin e kohës.

Thirrja e kryeministrit Edi Rama për dialog, pas shtatë ditësh protestash të shoqëruara me përplasje dhe akte dhune, është kundërshtuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili e ka krahasuar Ramën me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. “Rama si Lukashenko! Diktatorët janë njësoj!”, shkruan Bardhi në një reagim të shkurtër në rrjete sociale. Sipas deputetit demokrat, ftesat për dialog të Ramës nuk kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve, por fitimin e kohës. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme/ Rama paralajmëron: Po studiojmë nëse do të duhet ta ulim moshën për dënimin penal Në reagimin e tij Bardhi hedh gjithashtu akuza për vjedhje zgjedhjesh, dhunë dhe kërcënime, duke pretenduar se Rama dhe Lukashenko veprojnë njësoj por edhe fundin e kanë të njëjtë Reagimi i plotë i Gazment Bardhit: “RAMA SI LUKASHENKO!DIKTATORËT JANË NJËSOJ! Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë, jo zgjidhje. Ata vjedhin zgjedhjet njësoj. Dhunojnë njësoj. Kërcënojnë njësoj. Edhe fundin e kanë të njëjtë.” Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:56 Përmbysën karriget e dialogut para Kryeministrisë, Meta përgëzon grupin e pedagogëve: Demonstrim i shkëlqyer! Ilir Meta ka dalë në mbështetje të protestës së një grupi pedagogësh në Tiranë, mes të cilëve ishin edhe vajza dhe dhëndri i Sali Berishës, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi, si dhe figura të tjera të lidhura me PD-në.Në një postim nga burgu, aleati politik i Berishës e ka cilësuar tubimin një “demonstrim të shkëlqyer të ndërgjegjes shoqërore”, duke falënderuar pjesëmarrësit dhe duke bërë thirrje për mbështetjen e tyre.Protesta e grupit të pedagogëve u zhvillua pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog. Pjesëmarrësit marshuan drejt Kryeministrisë, ku përmbysën karriget e vendosura për dialog dhe grisën pankartat me këtë mbishkrim, ndërsa kërkuan dorëheqjen e kreut të qeverisë.Postimi i plotë i Ilir Metës:“Protesta e pedagogëve është një demonstrim i shkëlqyer i ndërgjegjes shoqërore të nivelit më të lartë! Mirënjohje të përzemërt për guximin, dinjitetin dhe zërin e fuqishëm të pedagogëve në mbrojtje të Arsimit, kundër zbrazjes së auditoreve dhe shpopullimit dramatik të Shqipërisë nga të rinjtë. Të mbështesim pedagogët, gjimnazistët, të rinjtë dhe të gjithë fëmijët e Shqipërisë për një arsim cilësor dhe dinjitoz, për një Atdhe të përparuar të njerëzve të ditur. PA RINI NUK KA SHQIPËRI!” U.D/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise edi rama Aleksander lukashenko Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Linda: 20/10/2026 12:57 Gaz krimineli drogaxhiu ,kur i vuri flaken viles se Enverit qe desh u dogjen te gjalle njerzit qe ishin brenda nuk e hetoj Braho dhe per Elbasanin se hetoj as kush nga te Dumanit! Përgjigju gaz bardha: 20/10/2026 12:48 Bardha ti sduhet te flasesh Gjaku i Xhuvanit eshte ende i fresket Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.7% Disi 3.4% Vota total: 8205 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?