Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Rama: Avokati s’mund të jetë dekor në sallë, do të kryejë hetimet e veta! I pandehuri, akses të plotë te provat


Tiranë – Me ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, mbrojtja do të ketë një rol më aktiv gjatë hetimit, ndërsa i pandehuri do të ketë akses më të gjerë te provat e dosjes, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Tiranë – Me ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, mbrojtja do të ketë një rol më aktiv gjatë hetimit, ndërsa i pandehuri do të ketë akses më të gjerë te provat e dosjes, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Gjatë prezantimit të paketës së re, Rama tha se avokati nuk duhet të kufizohet vetëm në rolin e mbrojtësit gjatë procesit gjyqësor, por të ketë mundësi të kryejë edhe hetime dhe verifikime të pavarura.

“Avokati s’mund të jetë dekor në sallë dhe spektator gjatë hetimit. Ai duhet të kryejë hetimet e veta, të marrë dokumente, të kryejë verifikime dhe të angazhojë ekspertë. Personi do të ketë akses të pakushtëzuar te provat dhe të marrë pa pagesë dosjen e plotë, para se çështja të dërgohet në gjyq. Prokurori do të ketë detyrimin e shprehur të hetojë edhe rrethanat që e favorizojnë fajtorin”, tha ai. Sipas kryeministrit, ndryshimet parashikojnë gjithashtu që personi nën hetim të ketë akses të pakushtëzuar te provat dhe të mund të marrë pa pagesë dosjen e plotë përpara se çështja të dërgohet për gjykim.

Rama theksoi se edhe roli i prokurorit do të përcaktohet më qartë, duke i vendosur detyrimin për të shqyrtuar jo vetëm provat që mbështesin akuzën, por edhe ato rrethana që mund të favorizojnë personin nën hetim.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Ramareforma