Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rama: 62% e të burgosurve janë në paraburgim, mbi dyfishin e mesatares europiane! Reforma për dinjitet kombëtar, s’pranojmë të krahasohemi me Rusinë (VIDEO)


Numri i lartë i personave që mbahen në paraburgim në Shqipëri është një nga arsyet kryesore që ka nxitur ndryshimet e në Kodin e Procedurës Penale, të cilat u prezantuan sot nga ministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe kryeministri Edi Rama. Më shumë se gjysma e atyre që qëndrojnë në paraburgim, janë ende në pritje të një vendimi. Një problem në fakt i trashëguar ndër vite. Pikërisht për këtë kryeminis

Numri i lartë i personave që mbahen në paraburgim në Shqipëri është një nga arsyet kryesore që ka nxitur ndryshimet e në Kodin e Procedurës Penale, të cilat u prezantuan sot nga ministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe kryeministri Edi Rama. Më shumë se gjysma e atyre që qëndrojnë në paraburgim, janë ende në pritje të një vendimi. Një problem në fakt i trashëguar ndër vite. Pikërisht për këtë kryeministri Rama e quajti këtë nismë si një sfidë dhe kulturore. Paketa e prezantuar sot, saktësoi ai më tej, nuk prek shtyllat e reformës në Drejtësi, por forcon kontrollin e gjykatave mbi mënyrën se si prokurori ushtron kompetencat e veta. Në Janar të vitit 2025 raporti i të paraburgosurve me popullatën e burgjeve, në vendet e Bashkimit europian ishte në një mesatare prej 26 përqind. Vende të veçantë e kishin këtë raport shumë më të ulët, deri dhe 7 përqind si në rastin e Bullgarisë. Shqipëria mban një rekord prej 62 përqind, për të njëjtën periudhë. Kryeministri Edi Rama tha se nuk pranojnë që vendi ynë të krahasohet me Rusinë, të cilën e cilësoi “atdheun e represionit”, ku sipas tij të paraburgosurit përbëjnë 30% të popullsisë së burgjeve, më pak se gjysma e nivelit të Shqipërisë. LEXO edhe...Ursula Von der Leyen mbërrin te Kryeministria, takohet me Ramën “Në Shqipëri, peshorja e drejtësisë anon shumë dukshëm nga pesha represive e shtetit. Edhe sot, po të pyesësh një model të inteligjencës artificiale se cili vend mban barrën më të rëndë të paraburgimit ndër sistemet e të gjithë kontinentit europian, përgjigjja vjen shumë e hidhur: Albania. Raporti më i fundit i Këshillit të Europës për gjendjen më 31 janar 2025 tregon se 62% e njerëzve në burgjet shqiptare janë të paraburgosur. Pra, mbahen në burg për atë që akuzohen, jo për ndonjë dënim që kanë marrë. Mesatarja europiane e të paraburgosurve në po atë datë ishte 26%, ose, ndryshe, Shqipëria ishte më shumë se dy herë më keq krahasuar me mbarë Europën. Në Greqi 24.8%, në Serbi 21.5%, në Maqedoninë e Veriut 14.3%, në Rumani 12.4% dhe në Bullgari 7%. Pra, ky nuk është ndonjë mallkim rajonal, as ndonjë rekord i pashmangshëm ballkanik. Është një problem shumë i rëndë shqiptar, të cilin duhet ta adresojë në letër, pa humbur kohë, Kuvendi i Shqipërisë dhe duhet ta pranojmë si sfidë të përbashkët për ta fituar, gjyqësori dhe ekzekutivi. Ne, duke siguruar mbështetjen financiare dhe logjistike për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës së gjyqësorit, dhe magjistratët, duke iu përkushtuar zbatimit të kësaj pakete garancish si një mision dinjiteti kombëtar. Si mund ta pranojmë ne faktin që krahasimi me Rusinë të jetë edhe më tronditës? Atje, në atdheun e represionit, ku paraburgimi vendoset rëndom me një telefonatë, të paraburgosurit janë 30% e popullsisë së përgjithshme të burgjeve. 30%! Pra, as sa gjysma e Shqipërisë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian. Të nderuar prokurorë dhe gjykatës, ju lutem, nuk mund të vazhdojmë me shifra të tilla, pas të cilave ka jetë njerëzish, drama familjesh, trauma fëmijësh dhe pasoja nganjëherë të pariparueshme, jo vetëm për ata që i vuajnë, por edhe për shoqërinë. Jemi një vend shumë i vogël dhe një popull që vjen nga histori shumë traumatike për t’ia bërë vetes, me duart tona, dëmin kolosal të një politike të tillë penale”, tha Rama. Në fakt shifrat për Shqipërinë, nuk u rritën brenda vitit. Fenomeni i numrit të lartë të personave që mbahen në qeli, në pritje të një vendimi të gjykatës, është i kahershëm. Në juridiksionin e përgjithshëm, qëndrimi mesatar në paraburgim arrin në 253 ditë në Shqipëri kundrejt rreth 155 ditëve në vendet e BE-së. Ndërsa në Gjykatën e Posaçme kjo kohë ngjitet në shifrën e 616 ditëve. "Qëndrimi mesatar në paraburgim arrin në 253 ditë në Shqipëri, më shumë se tetë muaj, kundrejt rreth 155 ditëve në vendet e Bashkimit Europian, ku për kohën e paraburgimit ka edhe kufizime të arsyeshme që në Shqipëri mungojnë plotësisht. Ndërsa në Gjykatën e Posaçme kjo kohë ngjitet në shifrën e paimagjinueshme për Europën: 616 ditë, ose më shumë se një vit e tetë muaj, krahasimisht me mesataren pesëmujore të Europës. Janë shifra rrëqethëse që flasin vetë dhe nuk është se kjo lebeti çnjerëzore lindi dje. Prandaj do t’i ftoja të bëjnë kujdes të gjithë ata që mund të nguten ta shohin këtë realitet kaq të zymtë përmes syzeve të negativitetit ndaj reformës në drejtësi. Qysh në vitin 2006, 10 vjet përpara reformës në drejtësi, një studim i Prezencës së OSBE-së në Tiranë ka konstatuar se 41% e të paraburgosurve nuk e kishin takuar mbrojtësin e tyre përpara seancës ku u vendos për heqjen e lirisë së tyre, ndërsa 59% e avokatëve të tyre nuk kishin qenë të pranishëm në marrjen e parë në pyetje nga Prokuroria të klientëve", tha Rama. Për kryeministrin Edi Rama, përpjekja për t’i dhënë një përgjigje kësaj situate përmes ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale është një sfidë për dinjitet kombëtar. “Në vitin 2016 nisëm t’i jepnim fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Në vitin 2026 duhet të nisim t’i japim fund edhe kulturës së paraburgimit si përgjigje automatike; të hetimit pa afat, si ushtrim force arbitrare mbi individin dhe të procesit ku qytetari hyn si i pa barabartë. Deviza jonë e përbashkët në këtë sfidë që është në radhë të parë kulturore duhet të jetë: Barazia para ligjit nuk vlen vetëm për individët përballë gjykatës, por edhe për shtetin përballë individit në sallën e gjyqit. Ekzekutivi në këtë sfidë të cilën unë e konsideroj sfidë për dinjitet kombëtar, është cënim i drejtpërdrejtë i dinjitetit kombëtar që Shqipëria të figurojë si ‘’delja e zezë’’ e mbarë Europës dhe një ‘’dele e zezë’’ që duket dy herë më larg sesa të gjithë të tjerët dhe prandaj unë e konsideroj këtë si një sfidë të përbashkët ku ekzekutivi ka përgjegjësinë e vet që kjo sfidë të fitohet bashkërisht dhe ne do ta mbajmë këtë përgjegjësi pa asnjë diskutim”, tha Rama. Edhe për ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, mbrojtja e lirisë dhe sigurisë së personit nga privimi arbitrar I lirisë, është kufiri që shteti duhet të respektojë. “Sfida nuk është të zgjedhësh ndërmjet lirisë së njeriut dhe sigurisë së shoqërisë. Sfida e shtetit të së drejtës është t’u dalë për zot të dyjave. Të ndjekë krimin pa i hyrë në hak prezumimit të pafajësisë. Të mbrojë shoqërinë pa e trajtuar akuzën si dënim. Çështja e paraburgimit përbën pjesën më të ndjeshme të ndryshimeve që propozohen, të cilat përfshijnë një rreze më të gjerë elementësh që preken apo përkufizohen më qartë”, vijoi Gogu. Kryeministri Rama vuri në dukje se “kjo paketë nuk prek asnjë shtyllë të Reformës në Drejtësi. Nuk i heq prokurorisë asnjë kompetencë për të përgjuar, kontrolluar, sekuestruar, hetuar pasurinë apo bashkëpunuar ndërkombëtarisht. Ajo ndryshon mënyrën se si ushtrohen këto kompetenca dhe forcon atë që na mungon dramatikisht, kontrollin e gjykatës mbi to.” Ndryshimet e prezantuara sot, mbajnë firmën e ekspertëve dhe magjistratëve nga Italia, Franca dhe Holanda, së bashku me ekspertët e Këshillit të Europës. Ndërsa zgjidhjet e ofruara janë ballafaquar nga njëra anë me Kushtetutën shqiptare, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe ato njësuese të Gjykatës së Lartë, dhe nga ana tjetër me jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut dhe me të drejtën e Bashkimit Europian. Shteti Përqindja në paraburgim (Janar 2025) Shqipëri 62% Greqi 24.8%Serbi 21.5%Maqedoni e Veriut 14.3%Rumani 12.4%Bullgari 7%Rusi 30%Vendet e BE(mesatarja) 26% Ora 16:49 Shqipëria rekord për paraburgimet, mbi dyfishin e mesatares europiane! Ja krahasimi me vendet e tjera të Europës (LISTA) Shqipëria shënon rekord për numrin e të paraburgosurve. Në Janar të vitit 2025 raporti i të paraburgosurve me popullatën e burgjeve, në vendet e Bashkimit europian ishte në një mesatare prej 26 përqind. Vende të veçantë e kishin këtë raport shumë më të ulët. Shqipëria mban një rekord prej 62 përqind, për të njëjtën periudhë. Në Greqi kjo përqindje ishte 24.8%, në Rumani 12.4%, Poloni 11%, Çeki 8.2% dhe Bullgari vetëm 7%. Edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut regjistronin nivele ndjeshëm më të ulëta, përkatësisht 21.5% dhe 14.3%.Shteti Përqindja në paraburgim (Janar 2025) Shqipëri 62% Greqi 24.8%Serbi 21.5%Maqedoni e Veriut 14.3%Rumani 12.4%Bullgari 7%Çeki 8.2%Poloni 11%Rusi 30%Vendet e BE(mesatarja) 26% Share Ora 16:36 Drejtori i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe sundimin e ligjit në KiE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet e BE Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale janë në përputhje me standardet evropiane dhe forcojnë të drejtat e personave të dyshuar, të akuzuarve dhe të mbrojtjes. Kështu deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Gianluca Esposito, gjatë prezantimit të draftit të ri, për hartimin e të cilit Këshilli i Evropës ka ofruar ekspertizë.Esposito e cilësoi hartimin e Kodit të Procedurës Penale si një nga sipërmarrjet më të rëndësishme për çdo vend, pasi ai nuk përcakton vetëm rregulla teknike, por edhe mënyrën se si shteti heton, mbledh provat, merr në pyetje dhe kufizon lirinë e individit.“Jemi sot këtu për këtë rast kaq të rëndësishëm, Përgatitja e kodit Penal është një ndër sipërmarrjet më të rëndësishme në çdo vend, kodi bën më tepër se përcakton rregullat teknike por përcakton se si shteti i bën kërkimet, mbledhjen e provave, marrjen në pyetje, kufizimet e lirisë. Ky kod mund të ndihmojë për të përcaktuar të drejtën, për të mbrojtur viktimat, mbështetjen e publikut tek drejtësia. Efektiviteti kundër luftës së krimit nuk matet me numrin e njerëzve që marrin pjesë por me sasinë e masave që vendosen. Kuadri ligjor për këtë mbështetje te konventa evropiane këto nuk janë parime abstrakte, duhet të kemi kufizime kohore, përgjegjësi, standarte në kodin e procedurës penale gjatë muajve të kaluar me kërkesën e kryeministrit Këshilli Evropës dha mbështetje për këtë proces duke ndihmuar për ta përafruar draftin me standarde Evropiane të mbrojtjes”, u shpreh Esposito.Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës theksoi rëndësinë e përcaktimit të kufizimeve kohore, përgjegjësive dhe standardeve të qarta në Kodin e Procedurës Penale, duke nënvizuar se këto garanci nuk duhet të mbeten vetëm parime abstrakte.Duke iu referuar paketës së ndryshimeve, Esposito tha se ajo vendos në balancë reformat e ndërmarra dhe përafron më tej sistemin shqiptar me standardet evropiane.“Kodi penal që po prezantojmë sot vendos në balancë edhe paketën e reformave dhe është në përputhje më standardet evropiane dhe forcon të drejtat e të akuzuarve, të dyshuarve dhe të mbrojtjes. Ky përmirësim tregon angazhimin e autoriteteve shqiptare për të vazhduar me reforma kuptim plote dhe për ta përafruar sistemin me direktivën e BE-së dhe me standardet evropiane”, tha ai. Share Ora 11:27 Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: T’i japim më shumë ekuilibër peshores së drejtësisë, pushteti gjyqësor të mos bëjë ligjin mbi drejtësinë (VIDEO) Kryeministri Edi Rama tha se paketa e re e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale synon t’i japë më shumë ekuilibër sistemit të drejtësisë dhe të forcojë prezumimin e pafajësisë.“10 vjet më parë ne i dorëzuam pushtetit gjyqësor shpatën e ndëshkimit, e cila për 100 vjet kishte qëndruar në dorën e pushtetit politik. Sot duam të bëjmë një hap tjetër, më modest në përmasa, por jo më pak kuptimplotë në qëllim. Duam t’i japim më shumë ekuilibër peshores së drejtësisë, në mënyrë që pushteti gjyqësor të mos bëjë asnjëherë ligjin mbi drejtësinë, por drejtësia të jetë gjithnjë fuqia e barazisë së të gjithëve përpara ligjit. Ky është thelbi i paketës së re që prezantojmë sot publikisht dhe që vetë bashkautorët e saj shumë të nderuar e kanë quajtur “Paketa e Garancive Procedurale”.Pas miratimit të Kodit të Procedurës Penale në vitin 1995 dhe ndryshimeve që shoqëruan reformën në drejtësi, kjo është ndërhyrja e parë që trajton në mënyrë kaq të plotë dhe organike prezumimin e pafajësisë në procesin penal. E thënë me fjalët e mia, kjo do të thotë se, nëse deri tani e kemi forcuar kryesisht krahun e peshores ku rëndon fuqia e shtetit ndaj njeriut, në këtë paketë i japim peshën që meriton krahut ku qëndron fuqia e të drejtës së njeriut përballë shtetit", tha Rama. Share Ora 11:18 Reforma në drejtësi, Rama: Në 10 vite, shembëm kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë! Kemi parë edhe dështime (VIDEO) Në prezantimin e ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale, kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të 10 viteve të reformës në drejtësi, duke deklaruar se ajo ka sjellë rezultate që më parë as imagjinoheshin. Sipas tij me reformën në drejtësi u shemb kulti 100-vjeçar i pandëshkueshmërisë. Rama tha se gjatë kësaj dekade janë shfaqur edhe dështime dhe deformime, të cilat siç tha nuk mund të fshihen pas rezultateve të reformës.“Tamam 10 vjet më parë, në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë ktheu në akt aspiratën më të guximshme të programit tonë për një Rilindje Shqiptare. Ndryshuam Kushtetutën dhe ligjëruam çlirimin e drejtësisë nga pushteti politik, pas një varësie kronike që kishte zgjatur qysh nga dita e themelimit të shtetit shqiptar, në vitin 1912. Reforma në drejtësi shembi ngrehinën e vjetër të pushtetit gjyqësor dhe ngriti një arkitekturë krejt të re. Ajo krijoi institucione të reja të vetëqeverisjes së gjyqësorit, një superstrukturë të posaçme për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një sistem pagash më të larta se maja e piramidës shtetërore dhe një proces unik vetingu si themel të rrugës së re të drejtësisë shqiptare. Sot, pas 10 vjetësh, kemi parë, dëgjuar dhe mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës, por edhe dobësitë që dolën nga përballja me realitetin. Kemi parë rezultate që dikur dukeshin jo të pamundura, por as nuk imagjinoheshin dot, por kemi parë edhe dështime dhe deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve. Megjithatë, përtej çdo vështirësie dhe peripecie, barra e kthesës së madhe përmes reformës në drejtësi ia ka vlejtur të gjithë qiranë, kur i thonë fjalës. Një fjali përmbledh të gjitha të mirat e kësaj reforme, sa brutale, aq edhe dobiprurëse: 10 vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë”, tha Rama. Share P.J/SI.E./ReportTv.al edi rama paraburgim kodi i procedures penale Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 76.8% Jo 17.3% Jam i/e dyzyuar 6% Vota total: 168 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?