Lajme Zone
Raketa dhe dronë mbi Kievin, goditen banesa, shkolla dhe spital për fëmijë! Të paktën 17 të vrarë dhe mbi 40 të plagosur
BotëReport TV

Raketa dhe dronë mbi Kievin, goditen banesa, shkolla dhe spital për fëmijë! Të paktën 17 të vrarë dhe mbi 40 të plagosur

Sulmi goditi zona të banuara, një spital për fëmijë dhe një shkollë. Zelensky kërkon më shumë sisteme Patriot, ndërsa Moska pretendon se rrëzoi 726 dronë ukrainas.

Kievi u përball gjatë natës me një nga sulmet ajrore më të rënda ruse të muajve të fundit, ku të paktën 17 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur, pasi raketa dhe dronë goditën zona të banuara dhe infrastrukturë kritike në kryeqytetin ukrainas. Sipas autoriteteve ukrainase, 17 viktima u regjistruan në Kiev, ndërsa një tjetër humbi jetën në rajonin përreth. Mes objekteve të dëmtuara janë banesa, një shkollë dhe një qendër mjekësore për fëmijë. Sulmet lanë gjithashtu mijëra familje pa energji elektrike. LEXO edhe...Atentati ndaj oligarkut ukrainas në Monako, CNN zbardh detaje të reja: Autorja u pagua 7 mijë euro për krimin, disa ditë më vonë u gjet e groposur! Sulmi nisi rreth mesnatës dhe vijoi edhe gjatë orëve të para të mëngjesit, me valë të njëpasnjëshme raketash dhe dronësh. Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia përdori raketa balistike, raketa lundrimi, raketa hipersonike dhe 168 dronë. Sipas tyre, u rrëzuan 41 nga 46 raketa lundrimi dhe 145 dronë, por asnjë nga raketat balistike nuk u interceptua. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se sulmi ishte përgatitur prej kohësh dhe kishte për qëllim të shkaktonte sa më shumë dëme në infrastrukturën civile. “Ishte një sulm masiv. Rusët e kishin përgatitur prej kohësh, duke kombinuar lloje të ndryshme raketash balistike, raketa lundrimi dhe dronë, me synimin për të shkaktuar sa më shumë dëme në infrastrukturën civile”, deklaroi ai. Zelensky u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të shtojnë furnizimet me sisteme Patriot, duke theksuar se pa mbrojtje të mjaftueshme kundër raketave balistike, Rusia nuk do ta marrë seriozisht paqen. Autoritetet ukrainase shpallën të premten ditë zie për viktimat e sulmit. Nga ana tjetër, Moska pretendon se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 726 dronë ukrainas në territorin e Rusisë. U.D/ReportTv.al dronë kiev Volodymyr Zelensky ukraine Rusi lufta ne ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 5353 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?