Lajme Zone
Radhë të gjata në Morinë e Qafë Botë, fluksi i lartë i udhëtarëve dhe automjeteve
SportSyri

Radhë të gjata në Morinë e Qafë Botë, fluksi i lartë i udhëtarëve dhe automjeteve

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në prag të fundjavës në pikat kufitare të Morinës dhe Qafë-Botës. Në Morinë, krahas fluksit të shtuar të udhëtarëve, kontrollet e mjeteve me targa të huaja dhe kufizimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët e Kosovës kanë sjellë vonesa në kalimin kufitar, ndërsa në Qafë-Botë mësohet se sistemi në palën greke ka pësuar defekt. Udhëtarët shprehen të pakënaqur për vonesat, teksa kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për përmirësimin e menaxhimit të fluksit.

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në prag të fundjavës në pikat kufitare të Morinës dhe Qafë-Botës. Në Morinë, krahas fluksit të shtuar të udhëtarëve, kontrollet e mjeteve me targa të huaja dhe kufizimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët e Kosovës kanë sjellë vonesa në kalimin kufitar, ndërsa në Qafë-Botë mësohet se sistemi në palën greke ka pësuar defekt. Udhëtarët shprehen të pakënaqur për vonesat, teksa kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për përmirësimin e menaxhimit të fluksit. SYRI TVLexo edhe:Gushti nis me vapë: Parashikimi i motit, 1 gusht Në prag të fundjavës, dhjetë kilometra radhë automjetesh janë krijuar në pikën kufitare të Morinës, në aksin Shqipëri–Kosovë. Fluksi i lartë i udhëtarëve ka sjellë pritje të gjata, nga 30 minuta deri në një orë, për të kaluar kufirin. Situata është rënduar edhe nga një pengesë në Rrugën e Kombit, ku një karroceri e djegur e një kamioni, e cila prej dy ditësh qëndron në njërën korsi të rrugës, rreth një kilometër larg pikës kufitare të Morinës, ka ndikuar në ngadalësimin e qarkullimit dhe në krijimin e radhëve të gjata të automjeteve. Krahas fluksit të shtuar të udhëtarëve, kontrollet e mjeteve me targa të huaja dhe kufizimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët e Kosovës kanë sjellë vonesa në kalimin kufitar. Pala kosovare po punon me shtatë sportele për përpunimin e automjeteve, por numri i lartë i mjeteve vijon të krijojë pritje të gjata. Udhëtarët shprehen të pakënaqur për vonesat, ndërsa temperaturat e larta e kanë bërë më të vështirë pritjen në radhë. Ata kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për largimin e pengesave në rrugë dhe për përmirësimin e menaxhimit të fluksit në këtë pikë kufitare, e cila gjatë sezonit veror përballet me një numër të lartë udhëtarësh. Radhë të gjata automjetesh janë regjistruar edhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Botës. Dhjetëra qytetarë dhe drejtues automjetesh u detyruan të presin në temperatura të larta për të kaluar kufirin në Greqi, duke shkaktuar vështirësi për ta. Sipas burimeve nga Pika Kufitare e Qafë-Botës, është bllokuar regjistrimi i personave dhe automjeteve, si pasojë e radhës së krijuar në hyrje të territorit grek. Pas komunikimit me autoritetet e palës greke, u bë me dije se sistemi i tyre ka pësuar një defekt dhe po punohet për rikthimin e tij në funksion.