Lajme Zone
Ra nga lartësia gjatë punës në një objekt në Sarandë/ 44-vjeçari niset me helikopter drejt spitalit të Traumës
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ra nga lartësia gjatë punës në një objekt në Sarandë/ 44-vjeçari niset me helikopter drejt spitalit të Traumës

Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...

Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, ndërsa 44-vjeçari B.L., po punonte për riparimin e çatisë së objektit.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës, por raportohet se ka pësuar një frakturë që i ka shkaktuar paralizë të këmbëve.

Si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore, 44-vjeçari është nisur me urgjencë me helicopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.