Një operacion i vështirë shpëtimi u zhvillua mbrëmjen e sotme në fshatin Kapaj të Mallakastrës, ku një 50-vjeçar ra aksidentalisht në një humnerë nga një lartësi rreth 50 metra I plagosuri është Fluturim Salobehaj, banor i fshatit Kapaj. Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit. LEXO edhe...Vrau nënën me sqepar e plagosi babanë, VIDEO kur autori kapet duke u arratisur me makinë! Banorët e Lushnjës: Ishte me probleme mendore Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca. Për shkak të terrenit të thyer malor, ekipet e shpëtimit u detyruan të ndërhyjnë me litarë për të arritur te 50-vjeçari dhe për ta nxjerrë nga humnera. Pas nxjerrjes, ai u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Pamjet që shoqërojnë lajmin tregojnë momentet e operacionit të shpëtimit, ku efektivët ecin të lidhur me litarë në terrenin e vështirë për të arritur te i plagosuri. Share U.D/E.H/ReportTv.al humnere Fier mallakaster Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54.8% Keq 33.1% Nuk e di 12.2% Vota total: 1479 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
