Lajme Zone
Ra në kontakt me energjinë gjatë riparimit të linjës elektrike, humb jetën 32-vjeçari në Belsh
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Ra në kontakt me energjinë gjatë riparimit të linjës elektrike, humb jetën 32-vjeçari në Belsh

Një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e një linje elektrike në fshatin Trojas të Belshit.

Një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e një linje elektrike në fshatin Trojas të Belshit. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, ndërsa shtetasi me inicialet K. Z., me profesion elektricist, ishte duke punuar për riparimin e linjës elektrike.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë ndërhyrjes teknike 32-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, si pasojë e goditjes, ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe shërbimet përkatëse, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit. Top Channel