Lajme Zone
“Qyteti nuk do të fshihet nga harta”/ Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti
PolitikëBalkanWeb

“Qyteti nuk do të fshihet nga harta”/ Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një vizitë në Fushë-Arrëz, ku ka shprehur kundërshtimin ndaj çdo përpjekjeje që, sipas tij, synon lënien në harresë apo ndryshimin e statusit administrativ të kësaj zone.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një vizitë në Fushë-Arrëz, ku ka shprehur kundërshtimin ndaj çdo përpjekjeje që, sipas tij, synon lënien në harresë apo ndryshimin e statusit administrativ të kësaj zone. Në një deklaratë pas takimit me kryetarin e Bashkisë Fushë-Arrëz, Hil Curri, Blushi e cilësoi këtë zonë si një prej trevave më të rëndësishme të veriut të Shqipërisë, duke vlerësuar historinë, traditat dhe potencialin e saj për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale. Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndjek politika që rrezikojnë shpopullimin dhe dobësimin e zonave të veriut.

“Fushë-Arrëzi nuk është thjesht një emër në hartë. Është histori, është identitet, është vendi i njerëzve që kanë lindur, jetuar dhe sakrifikuar këtu”, deklaroi Blushi. Ai tha se banorët e Fushë-Arrëzit duhet të kenë një rol të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen për të ardhmen e zonës, ndërsa kërkoi më shumë investime dhe vëmendje nga qeveria.

“Edi Rama, mos guxo të prekësh Fushë-Arrëzin! Askush nuk mund të vendosë për fatin e një komuniteti pa dëgjuar njerëzit e tij”, u shpreh ai.

Blushi vlerësoi gjithashtu punën e kryebashkiakut Hil Curri, duke thënë se ai ka kontribuar për zhvillimin dhe mbajtjen gjallë të kësaj zone.

Në përfundim, Blushi përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Fushë-Arrëzi nuk fshihet. Fushë-Arrëzi mbrohet.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb