Lajme Zone
Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%

Raporti vlerëson se mesatarisht rreth 57% e territorit të bashkive shqiptare nuk ka popullsi në qelizat 1 km katror. Kjo tregon se popullsia e vendit nuk është shpërndarë në mënyrë uniforme, por është e përqendruar në qytete, fusha, lugina dhe korridore të caktuara banimi.

Mbi 80% e territorit të Qarkut të Korçës rezulton pa popullsi banuese në rrjetin standard territorial 1 kilometër katror, niveli më i lartë në vend. Pas Korçës renditen Gjirokastra me 77,5%, Vlora me 71,4% dhe Kukësi me 70,7%, duke treguar shkallën e lartë të përqendrimit të popullsisë në një pjesë të kufizuar të territorit. Të dhënat publikohen në Raportin Përfundimtar të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0 dhe bazohen në Censin 2023 dhe në shpërndarjen e popullsisë në rrjetin standard europian 1×1 km. Në Qarkun e Shkodrës, 67,2% e territorit rezulton pa banorë, në Dibër 62,3% dhe në Berat 60,8%. Lezha dhe Elbasani janë pranë mesatares kombëtare, me përkatësisht 54,3% dhe 53,6%. LEXO EDHE:Arrestimi i Ergys Agasit, opozita ‘breshëri’ reagimesh! Berisha: U kap apo ‘dorëzim me kushte’? Procesi gjyqësor ndaj tij të monitorohet nga ndërkombëtarët Në kahun tjetër, përqendrimi më i madh i popullsisë në territor vërehet në Durrës, ku vetëm 20,6% e sipërfaqes rezulton pa banorë. Fieri ka 39,9% territor bosh, ndërsa Qarku i Tiranës 43,7%. Raporti vlerëson se mesatarisht rreth 57% e territorit të bashkive shqiptare nuk ka popullsi në qelizat 1 km katror. Kjo tregon se popullsia e vendit nuk është shpërndarë në mënyrë uniforme, por është e përqendruar në qytete, fusha, lugina dhe korridore të caktuara banimi. Dallimi është veçanërisht i fortë në qarqet malore dhe në juglindje. Korça, megjithëse ka një nga qendrat urbane më të konsoliduara të vendit, ka një territor të gjerë ku popullsia është e rrallë ose mungon. E njëjta dukuri shihet në Gjirokastër, Kukës dhe në pjesë të Qarkut të Vlorës. Kjo strukturë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për reformën territoriale. Një bashki ose qark mund të ketë një qendër urbane relativisht të dendur, por njëkohësisht të administrojë sipërfaqe të mëdha me shumë pak banorë. Në këto zona, kostot për rrugët, transportin, shërbimet sociale, emergjencat dhe administrimin për banor mund të jenë dukshëm më të larta. Raporti nënvizon pikërisht këtë problem kur shpjegon se dendësia tradicionale popullsi për kilometër katror nuk mjafton për të kuptuar mënyrën se si banohet realisht territori. Për këtë arsye, analiza plotësohet me dendësinë e perceptuar dhe me tregues të përqendrimit hapësinor të popullsisë./ Monitor Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Korce Durres Vlore Banorët Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.6% Nuk e di 13% Vota total: 3015 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?