Lajme Zone
Qytetarët peng të “xhambazëve” të Përmbarimit/ Pse nuk zbatohen vendimet e gjykatave nga Pjetër Caka dhe vartësja e tij Anxhela Doleqi?
PolitikëPamfleti

Qytetarët peng të “xhambazëve” të Përmbarimit/ Pse nuk zbatohen vendimet e gjykatave nga Pjetër Caka dhe vartësja e tij Anxhela Doleqi?

Vendime gjykatash për takimet me fëmijët që nuk zbatohen, akuza për arbitraritet, favorizim të prindërve dhe shpërdorim të kompetencave. Pamfleti ka marrë një valë denoncimesh për Pjetër Cakën dhe Anxhela Doleqin. Shifrat zyrtare tregojnë se në vitin 2025 Caka ekzekutoi vetëm 134 nga 528 dosje, ndërsa Doleqi 128 nga 1.297. Drejtori i Përgjithshëm, Ergys Qirici, duhet të nisë inspektimet.

Një valë denoncimesh për abuzim me detyrën ka mbërritur në Pamfleti: Pjetër Caka dhe Anxhela Doleqi shpërfillin vendimet gjyqësore, kryejnë favorizime dhe zvarritje të qëllimshme të procedurave përmbarimore Vendime gjykatash për takimet me fëmijët që nuk zbatohen, akuza për arbitraritet, favorizim të prindërve dhe shpërdorim të kompetencave. Pamfleti ka marrë një valë denoncimesh për Pjetër Cakën dhe Anxhela Doleqin. Shifrat zyrtare tregojnë se në vitin 2025 Caka ekzekutoi vetëm 134 nga 528 dosje, ndërsa Doleqi 128 nga 1.297. Drejtori i Përgjithshëm, Ergys Qirici, duhet të nisë inspektimet.

Pjetër Caka dhe Anxhela Doleqi, dy përmbarues të Tiranës, janë vënë në qendër të një vale denoncimesh të mbërritura gjatë muajve të fundit në redaksinë e Pamfletit. Prindër të ndryshëm i akuzojnë për moszbatimin e vendimeve gjyqësore që përcaktojnë takimet me fëmijët, zvarritje të pajustifikuara, arrogancë dhe qëndrime të njëanshme në favor të njërës palë.

Rastet e denoncuara janë tronditëse. Gjykatat kanë përcaktuar ditët dhe oraret kur prindërit duhet të takojnë fëmijët, ndërsa sipas ankesave, në zyrat e Përmbarimit vendimet përfjnë duke u zbatuar ndryshe ose duke mos u zbatuar fare. Denoncuesit flasin për arbitraritet, favorizime dhe një praktikë ku përmbaruesi sillet sikur ka kompetencën të ndryshojë atë që ka vendosur gjykata.

Në krye të Zyrës Përmbarimore Tiranë qëndron Pjetër Caka, ndërsa Anxhela Doleqi ushtron detyrën në të njëjtin institucion. Dy përmbaruesit "xhambazë", të cilëve qytetarët u faturojnë zvarritjet dhe trajtimin e njëanshëm, po përballen me akuza që shkojnë deri te dyshimet e bazuara në fakte për shpërdorim të kompetencave. Pjetër Caka është përballur edhe më parë me akuza publike për zvarritjen e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Në janar 2024 u publikua rasti i shtetasit Skënder Arapi, i cili kishte fituar dëmshpërblimin për tetë muaj burgim të padrejtë. Dosja kishte kaluar te Caka në mars 2023, por qytetari vazhdonte të priste paratë. Përmbaruesi i jepte afate, e drejtonte në institucione të tjera dhe paraqiste shpjegime për vonesat. Pas ndërhyrjes së emisionit investigativ “Stop”, Arapi mori dëmshpërblimin.

Edhe Avokati i Popullit është marrë me dosje problematike ku përmbarues ishte Pjetër Caka. Në vitin 2018, institucioni i drejtoi një rekomandim zyrtar për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor që lidhej me Agjencinë e Trajtimit të Pronës, duke kërkuar ushtrimin e kompetencave ligjore dhe marrjen e masave shtrënguese. Në dokumentet e Avokatit të Popullit gjendet edhe një rekomandim i vitit 2020 që i drejtohej Cakës për ekzekutimin e një urdhri gjyqësor të vitit 2006.

Shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit zbulojnë një diferencë të madhe mes dosjeve të administruara dhe atyre të ekzekutuara. Gjatë vitit 2025, Pjetër Caka kishte 528 dosje, nga të cilat 134 rezultojnë të ekzekutuara plotësisht, ose 25.4 për qind. Në vitin 2024, nga 481 dosje kishte ekzekutuar 79.

Nga ana tjetër, vartësja e tij Anxhela Doleqi paraqet rezultate edhe më të ulëta. Në vitin 2025, nga 1.297 dosje të administruara, vetëm 128 rezultojnë të ekzekutuara plotësisht, ose 9.9 për qind. Një vit më parë, nga 1.237 dosje kishte ekzekutuar 67. Këto janë shifra që kërkojnë shpjegime nga drejtuesit e Përmbarimit, bashkë me arsyet ligjore dhe procedurale të dosjeve të papërfunduara.

Statistikat e përgjithshme nuk japin as panoramën e plotë të çështjeve për takimet me fëmijët, kujdestarinë dhe pensionet ushqimore, të cilat trajtohen veçmas në raportimet e institucionit. Pikërisht aty janë përqendruar denoncimet që kanë mbërritur në Pamfleti. Sa vendime për takimet me fëmijët kanë administruar Caka dhe Doleqi, sa janë ekzekutuar dhe sa prindër po vuajnë veprimet e tyre?

Një pjesë e denoncimeve të mbërritura në redaksi tregojnë për prindër të divorcuar, të cilët, megjithëse kanë në dorë vendime gjykatash që u njohin të drejtën e takimit me fëmijët në ditë dhe orare të përcaktuara, përballen me pengesa të vazhdueshme në zbatimin e tyre. Sipas denoncuesve, Pjetër Caka dhe Anxhela Doleqi kanë toleruar mosrespektimin e vendimeve nga njëri prind, kanë zvarritur procedurat dhe kanë mbajtur qëndrime të njëanshme, duke lënë prindin tjetër për javë apo muaj të tërë pa takuar fëmijën. Akuzat shkojnë deri te dyshimet se përmbaruesit, përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre, favorizojnë njërën palë dhe e kthejnë vendimin e gjykatës në një copë letër pa vlerë.

Një përmbarues nuk mund të sillet si pronar i vendimit gjyqësor. Gjykata përcakton të drejtat e prindërve, ndërsa Përmbarimi duhet të sigurojë zbatimin e tyre sipas ligjit, duke mbrojtur interesin më të lartë të fëmijës. Akuzat për favorizim, ndryshim arbitrar të orareve dhe shpërfillje të vendimeve janë tepër të rënda për t'u lënë në sirtar. Nëse provohen, përgjegjësia duhet të shkojë deri te masat disiplinore dhe, sipas rastit, ndjekja penale.

Përgjegjësinë e kontrollit institucional e ka Ergys Qirici, Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit, i emëruar në shkurt 2025. Qirici ka folur për forcimin e inspektimeve, transparencën dhe rritjen e ekzekutimeve, ndërsa sot ka përpara denoncime që kërkojnë veprim të menjëhershëm. Drejtori duhet të urdhërojë kontroll të posaçëm mbi dosjet e Pjetër Cakës dhe Anxhela Doleqit, të zbardhë historikun e ankesave dhe të marrë masa ndaj çdo shkeljeje të konstatuar.

Ergys Qirici nuk mund të mjaftohet me mbledhje dhe raporte performance, ndërsa qytetarët denoncojnë se vendimet për takimet me fëmijët mbeten pa zbatim. Nëse drejtuesit e dinë se ka shkelje dhe nuk ndërhyjnë, atëherë përgjegjësia shtrihet edhe mbi ata që kanë detyrën të kontrollojnë përmbaruesit.

Pamfleti ka nisur hetimin e denoncimeve të mbërritura gjatë muajve të fundit. Në vijim do të publikojmë raste, vendime gjyqësore, procesverbale dhe dokumentet që tregojnë mënyrën se si Pjetër Caka dhe Anxhela Doleqi kanë administruar dosjet e denoncuara, duke ruajtur identitetin e fëmijëve. pjetër caka anxhela doleqi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet "Nuk është kaq i virgjër edhe kryeministri", Mevlan Shanaj: Shqipëria është një vend në kaos, shteti ka humbur 10 Tetor 2026, 18:5518:55Aktualitet Apartamente, ullishte, troje, miliona në banka dhe të ardhura nga qiratë, zbardhen pasuritë e anëtarëve të Kushtetueses 10 Tetor 2026, 18:2518:25Aktualitet Fundjava me reshje shiu, meteorologia tregon si pritet të nisë java 10 Tetor 2026, 16:3716:37Aktualitet Reshjet e dendura përmbytin rrugët në Vlorë, bllokohen pusetat dhe vështirësohet qarkullimi 10 Tetor 2026, 14:5314:53Aktualitet Goditën me vezë makinën e Ramës, lirohen aktivistët Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj 10 Tetor 2026, 12:2112:21Aktualitet Ambasadori i SHBA vizitë të papritur në SPAK, takim me Klodian Brahon dhe kreun e BKH 10 Tetor 2026, 11:0611:06Aktualitet