Një tufë bagëtish është goditur nga rrufeja këtë të premte në fshatin Derdush, njësia administrative Dardhas, në Bashkinë Pogradec. Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e goditjes kanë ngordhur rreth 10 krerë bagëti të imta, ndërsa 17 të tjera kanë mbetur të plagosura.Lexo edhe:Stuhia/ Pak minuta shi përmbytin Elbasanin, breshëri zbardh qytetin Tufa, e përbërë nga rreth 190 krerë dele dhe dhi, është në pronësi të shtetases Tatjana Biçoku. Në momentin e ngjarjes, bagëtitë ishin në shtegtim nga zona e Pirgut drejt kullotave malore, kur u goditën nga rrufeja. Në vendngjarje janë nisur shërbimet veterinare, të cilat po vlerësojnë gjendjen e bagëtive të mbijetuara dhe po marrin masat e nevojshme. Për shkak të mungesës së sinjalit telefonik në zonën malore, komunikimi me barinjtë dhe pronarët e tufës ka qenë i vështirë. Autoritetet pritet të bëjnë një bilanc përfundimtar të dëmeve pas përfundimit të verifikimeve në terren. 1 / 3PrevNext

