Lajme Zone
“Gati po vdisnim”, turistët izraelitë publikojnë pamjet nga dhoma e hotelit në Vlorë
TeknologjiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Gati po vdisnim”, turistët izraelitë publikojnë pamjet nga dhoma e hotelit në Vlorë

Janë publikuar pamje nga dhoma e Hotel Vlora Priam në Vlorë, ku dhjetëra turistë izraelitë pretendojnë se u përballën me një incident të rëndë shëndetësor gjatë pushimeve të tyre. Në video shihen disa prej tyre të shtrirë në krevate, me serume pranë dhe shenja të të vjellave në ambient, ndërsa gjendja e tyre duket e rënduar.

Pamjet janë publikuar nga mediat izraelite, së bashku me dëshmitë e turistëve, të cilët pretendojnë se përjetuan dridhje trupore, të vjella, dobësi fizike, konfuzion dhe në disa raste edhe humbje të ndjenjave.

Një prej turisteve, Racheli nga Kfar Saba, rrëfeu se gjithçka nisi kur vajza e saj e vogël nuk arrinte të lëvizte këmbët, ndërsa pak minuta më vonë edhe pjesëtarët e tjerë të familjes nisën të shfaqnin të njëjtat simptoma.

"Arritëm në një pikë ku nuk mund të ecnim më. Kishim dridhje të forta, humbëm kontrollin e trupit dhe ndiheshim sikur ishim në një mjegull të plotë. Menduam se po vdisnim", është shprehur ajo për mediat izraelite.

Sipas turistëve, në spital u konstatua se edhe pushues të tjerë të akomoduar në të njëjtin hotel kishin shfaqur simptoma të ngjashme.

Disa prej tyre kanë ngritur dyshime se incidenti mund të ketë ardhur si pasojë e një rrjedhjeje nga sistemi i kondicionimit, megjithatë ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet shqiptare.

Turistët kanë bërë kallëzim dhe kanë kërkuar hetim të plotë për ngjarjen, ndërsa deri më tani nuk është publikuar një raport zyrtar që të sqarojë shkakun e incidentit. Edhe Hotel Vlora Priam nuk ka reaguar publikisht lidhur me pretendimet e ngritura nga turistët. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)