Lajme Zone
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, numërimi mbrapsht për 28 Nëntorin ka nisur
PolitikëJOQ Albania

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, numërimi mbrapsht për 28 Nëntorin ka nisur

Protesta para Kryeministrisë vijon edhe këtë mbrëmje, ku të rinj dhe qytetarë janë mbledhur sërish për të kërkuar largimin e qeverisë, pavarësisht temperaturave që kanë rënë ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

I ftohti nuk i ka ndalur protestuesit, të cilët vijojnë të qëndrojnë në shesh, duke treguar këmbëngulje dhe vendosmëri për të mos u tërhequr. Ata kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë 36 viteve të fundit, duke këmbëngulur se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësor.

Ndërkohë, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë te 28 Nëntori, dita kur është paralajmëruar një protestë madhështore, me thirrjen për pjesëmarrjen e qytetarëve nga mbarë Shqipëria dhe Diaspora.

Organizatorët kanë paralajmëruar se ky tubim synon të jetë një nga protestat më të mëdha të 36 viteve të fundit, duke u bërë thirrje qytetarëve t'i bashkohen kësaj date që e konsiderojnë vendimtare për të ardhmen e vendit.

Deri atëherë, qytetarët vijojnë të mbajnë gjallë protestën para Kryeministrisë, duke treguar se temperaturat e ulëta dhe kalimi i ditëve nuk i kanë zbehur vendosmërinë për të çuar përpara kërkesat e tyre.