Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Qytetarët frikë nga pushteti dhe Tatimet”/ Denoncon Korreshi: Institucionet shkojnë si taksidarë, është ngritur një sistem hajdutërie


Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si, sipas tij, institucionet shtetërore ushtrojnë presion ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si, sipas tij, institucionet shtetërore ushtrojnë presion ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Gjatë një lidhjeje me emisinin ‘News24 Fundjavë”, në News24, ai tha se frika nuk lidhet aq me Policinë, sa me institucionet që kanë kompetenca kontrolli dhe mund të ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin e qytetarëve. Korreshi akuzoi pushtetin për krijimin e një sistemi që, sipas tij, toleron abuzimet dhe më pas përdoret për të shantazhuar personat që janë përfshirë në to. “Për mua nuk është frika e policisë, sesa frika nga pushteti, frika nga tatimet, AKU etj. Të gjitha këto institucione qe vene si taksidarë, si arrogantë që i thonë ckeni ju, se aty di jenë shërbimet, do të jenë shërbime, do t’ju shfarosim. Këta kanë ngritur një sistem hajdutërie që i lënë që të vjedhin, pastaj kur i bie bilbilit ai i madhi i ka të gjithë të shantazhueshëm. Kjo më tremb më shumë. Nuk besoj se qytetarët kanë frikë nga një polic’.”, tha ai. Korreshi komentoi edhe miratimin e reformës së re territoriale në Kuvend, e cila mori 85 vota pro nga mazhoranca. Deputeti demokrat e cilësoi votimin si “vdekje të demokracisë”, duke pretenduar se nuk u mor parasysh zëri i banorëve të bashkive që preken nga riorganizimi, veçanërisht në qarkun e Fierit, Divjakë dhe Patos, si dhe në 13 bashki të tjera. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi