Rama duke puthur Lucën në kokë Kryeministri ka angazhuar qeverinë që të hyjë në kontakt direkt me kompaninë Google për të shpëtuar nga rrënimi bizneset e Lucës... “Qurravitjet” e Gjergj Lucës për humbjen e yjeve të bizneseve të tij në “Google Reviews” duket se kanë prekur thellë kryeministrin Edi Rama. I pikëlluar nga “lotët” e Lucës dhe në pamundësi për t’i trembur qytetarët me shantazhet e policisë, Rama ka vendosur të marrë situatën në dorë.
Kryeministri ka angazhuar qeverinë që të hyjë në kontakt direkt me kompaninë Google, për të shpëtuar nga rrënimi bizneset e Lucës. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama njoftoi se kanë kontaktuar me Google për këtë “hata” që ka gjetur Lucën dhe disa biznesmenë të tjerë pranë qeverisë, pasi qytetarët vendosën ta përshkallëzojnë protestën e tyre online duke nisur një bojkot ndaj bizneseve të lidhura me Kryeministrin. Si e rrëzuan Flamingot maskën e ‘gazetarisë elitare’
10 Korrik, 10:46 Rama theksoi se Google është njoftuar dhe se shumë shpejt yjet e bizneseve të goditura, bashkë me buzëqeshjen e Gjergj Lucës që ndriçon qeverisjen e tij, do të rikthehen. Alarmimi i gjithë shtetit për ‘yjet’ e një grushti biznesmenësh pranë Kryeministrit, flet shumë për sistemin e ngritur nga kjo qeveri. “Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga BLOZA E TERRORIT DIGJITAL të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve. Pra, logjika e hurit dhe drurit që i ka dhënë protestës ngjyrën e sorrave e zërin e korbave: Nuk duam investorë të huaj, nuk duam biznese vendase, duam litar, burg, zjarr - tip naziskinësh me qeleshe e komunistash me flamur në qafë, laro e balo të duartrokitur me pasion nga dështakëzemërakë të rënë nga vakti, plot urrejtje, ligësi e mediokritet të pangushëllueshëm. Policia vijon me hetimin e skemës kriminale, ndërkohë që me ndihmën e Google-it faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh”, shkruan Rama.
Kujtojmë se gjithçka nisi pasi një platformë sociale që njihet si Reddit, përdorues të një forumi për Shqipërinë sugjeruan bojkotin e bizneseve që ata i konsiderojnë të lidhura me qeverinë.
“Bojkot bizneseve të oligarkëve”, shkruhej në një postim të para 30 ditëve, ndër dhjetëra të tillë me thirrje për t’iu bashkuar protestës apo organizime të ngjashme. Thirrja u pasua nga të tjera dhe disa ditë më parë, pjesëmarrësit në këto forume dhe me gjasë të tjera grupe në rrjetet sociale u organizuan të publikojnë përshkrime (review) negative apo vlerësime të ulëta në platformën Google Reviews ndaj një numri biznesesh, përfshi disa nga mediat kryesore në vend, të zotëruara nga persona që mbështesin qeverinë.
Në vetëm pak orët mijëra qytetarë lanë vlerësime me 1 yll apo komente negative në një listë të gjatë me biznese, duke targetuar së pari Rozafa Fish City, pronari i së cilës Gjergj Luca pati sulmuar protestën dhe përdorur etiketime ndaj protestuesve. Apo edhe bizneset e Ismet Shehut, të cilat kanë përfunduar me 2 yje./Pamfletiluca rama 1 Komente J Jeta 10 Korrik 2026, 22:28 Kucovllehu drogaxhi po e ndjen fundin e rende!
Pasi tha se Shqipëria nuk eshte vetem e shqiptarve, sot ka shkuar me tutje duke o quajtur nazizmin ata qe mbajnë qeleshe: "Naziskin me qeleshe".
Po i demaskohet urrejtja qe ka per shqiptaret dhe Shqipërine.
Ka pushtuar shqiperine me pushtetar spiune joshqiptar. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, ironizon Luçiano Boçi: ‘Turpi 2.0’, paketim i ri për dështimet e vjetra 10 Korrik 2026, 20:1320:13Politike Ç'ndodhi gjatë seancës në GJKKO? Kryemadhi: Zarf i zi për SPAK-un e Altin Dumanit! 10 Korrik 2026, 17:5717:57Politike Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem” 10 Korrik 2026, 17:4117:41Politike Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West 10 Korrik 2026, 15:1415:14Politike Hetimet për komentet negative ndaj bizneseve, Berisha: Rama është i tmerruar nga protestat, po vepron si Ajatollahët 10 Korrik 2026, 14:5714:57Politike Kanye West 'fut në sherr' PS-PD në Kuvend, përplasje në komision për fondin 4 milionë euro 10 Korrik 2026, 14:1914:19Politike

